• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protesta e 18 shkurtit, AMA ndalon spotin e PD-së

15/02/2017
Protesta e 18 shkurtit, AMA ndalon spotin e PD-së

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndaluar spotin e Partisë Demokratike për protestën e 18 shkurtit, me argumentin se është në kundërshtim me ligjin. Përmes një njoftimi për mediat, AMA sqaron se ky spot është një reklamë politike e cila bie ndesh me ligjin. Sipas saj të tilla spote lejohen vetëm në kohë fushatash elektorale. Më poshtë njoftimi i plotë i AMA-s.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara nga subjektet audiovizive ka evidentuar se në datën 15 shkurt 2017 është emetuar një reklamë politike. 

Reklama është përgatitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë mbi një aktivitet politik që ajo zhvillon në datën 18 shkurt 2017 në kryeqytet.   AMA kujton të gjithë subjektet audiovizive se bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Mbi mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nuk lejohet të emetohen reklama politike.  

Referuar përcaktimeve të nenit 39 dhe nenit 41, pika 2, transmetimet e këtyre reklamave janë të ndaluara. Përmbajtje të tilla lejohen vetëm në periudhën e zhvillimit të fushatave elektorale, bazuar në Kodin Zgjedhor të Republikës”, thuhet në reagimin e AMA-s. Autoriteti i Mediave Audiovizive i bë thirrje edhe mediave që të refuzojnë reklamat politike, në një kohë kur ende nuk ka nisur fushata elektorale.   

“AMA tërheq vëmendjen për subjektet audiovizive që të respektojnë kërkesat e ligjit 97/2013, për reklamat dhe komunikimet tregtare gjatë transmetimit të programeve për audiencën”

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al