Protestës së qytetarëve për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, iu është bashkuara kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Meta është parë në krah të Berishës para godinës së Kryeministrisë teksa qëndronin së bashku me protestues Shfaqja e tyre e parë publike krah për krah para zyrës së kryeministrit Rama nuk kaloi pa vëmendjen e medies.
Sali Berisha dhe Ilir Meta qëndruan për pak minuta mes protestuesve para kryeministrisë, por Meta u përshëndet me Berishën shpejt dhe u larguar duke dhënë këtë koment:
“Jemi bashkuar me qytetarë dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”. Ndërkohë Berisha me deputetët e tij demokratë vijoi të qëndrojë edhe pak minuta mes protestuesve por më pas u largua.