• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Propozimet për kandidatët e PD-së, një ndodhi në Përmet që tregon procesin fallco

27/07/2020
E pazakontë në Përmet/ 50-vjeçari gjen 30 granata pranë shtëpisë

Nga Mero Baze

Në një takim në Përmet, ku Partia Demokratike po “interesohej” të mblidhte propozime nga baza, një nga anëtarët e PD, propozoi Ilir Rusmalin, meqë e kanë pasur si përfaqësuesin e zonës së tyre në PD dhe një nga figurat më të larta të tyre në kohën që PD ishte në pushtet. I deleguari i Lulzim Bashës ju përgjigj prerë, se nuk mund të propozoni njerëz që nuk janë më të afërt me PD.

Pas kësaj vazhduan propozimet për Tritanin, Dashon etj.

Ilir Rusmali ndoshta nuk dëshiron vërtet të jetë kandidat i PD, por keqkuptimi që kanë krijuar demokratët në bazë nga e drejta për të propozuar, tregon problemin që kanë listat e hapura me një sistem të mbyllur gare.

Ky detaj tregon se në kulmin e debatit për listat e hapura, sidomos pas bekimit nga Basha, brenda Partisë Demokratike, po luhet një dramë që tregon se sa pak i bëjnë punë një partie listat e hapura, kur ka vdekur gara. Procesi, i cili duket që është tërësisht i mbyllur, ka dy probleme serioze.

E para, po nxjerr në pah propozime qesharake, që janë kryesisht burokratë të partisë, apo njerëz që e nxjerrin emrin vet. Dhe e dyta procesi imiton shijet politike të Bashës, pasi asnjë kritik të tij, nuk e përfshijnë as si kandidat të mundshëm.

E kuptoj që është proces fallco, ndaj nuk ja vlen ta gjykosh seriozisht. Por dhe si proces fallco bën dëm, kur bëhet fjalë për një hap të madh, siç janë listat e hapura.

Listat e hapura nuk e zgjidhin krizën e demokracisë brenda partisë, nëse procesi i hartimit të listës nuk është i hapur.

Ti mund të hapësh listat dhe të vendosësh aty njerëz që do ti dhe kështu nuk ka asnjë kuptim, pasi kushdo që të fitojë, është sërisht i yti. Listat e hapura kërkojnë proces paraprak konkurrimi real, nëse dëshiron të kesh produkt.

Ajo që po ndodh me propozimet e “bazës” së PD, edhe pse nuk është serioze, mund të bëjë dëm serioz, pasi shumë vetë e kuptojnë që nuk bëhet fjalë për hapje, por për një garë mes besnikëve të Lulit.

Njësoj si në Përmet me Rusmalin ka ndodhur në Lushnjë me Murrizin, në Vlorë me Patozin në Tiranë me Rudinën, në Shkodër me Jozefinën etj.

Në këtë prizëm, serioziteti me të cilin PD po kërkon listat e hapura 100 për 100 dhe monstruoziteti me të cilin i mbyll derën çdo emri në PD që nuk është pjesë e klanit të Lulit, do ta dobësojë dhe më keq garën, pasi do t’i ofrojë shqiptarëve për të zgjedhur vetëm ofertën e Lulit dhe jo ofertën opozitare.

Nga ana tjetër, ky proces kështu siç po degradon, ka dhe anën e tij komike, pasi këta anonimët që propozojnë veten dhe që e dinë se nuk do jenë të parët në renditje, ngushëllohen se listat do të jenë të hapura.

Por listat e hapura nuk janë për të shpëtuar anonimët. E kundërta është e vërtetë. Listat e hapura janë një ndëshkim i madh për ta. Votimi me lista të hapura, nuk e ndryshon rrënjësisht listën. Ai tregon vetëm se kush prej listës është më popullori.

Por renditja e listës në finale do të mbetet me pak ndryshime ajo e partisë. Listat e hapura janë për të shpëtuar personalitetet nga hakmarrja e partisë, jo për të shpëtuar anonimët. Ato vlejnë vetëm kur në listë është një personalitet që nuk i ka punët mirë me preferencat e kryetarit, por që e vlerëson populli.

Nuk vlejnë për anonimët që e kanë mirë me partinë, por nuk kanë paguar aq sa duhet për të qenë të parët. Ata në fund do të jenë përsëri. Sidomos nëse dalin nga ky proces seleksionimi, që ka nisur për të spastruar armiqtë e kryetarit./ TemA

Related Posts

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?
Blog

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?

12/07/2025
Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Zyrtare/ Asllani rinovon kontratën, qëndron te skuadra deri në vitin 2029

Zyrtare/ Asllani rinovon kontratën, qëndron te skuadra deri në vitin 2029

14/07/2025
Vajza e Agron Llakajt flet për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule, humbëm boshtin e familjes

Vajza e Agron Llakajt flet për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule, humbëm boshtin e familjes

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al