Një histori disi e pazakontë është regjistruar në shtetin fqinj, Greqi.Në Koropi, pronari i një shtëpie ka denoncuar se dy emigrantë i kanë vjedhur një kanaçe djathi, brenda së cilës mbante plot 165 mijë euro. Ai i kishte groposur këta para në furrikun e pulave, shkruajnë mediat helene. Autoritetet greke kanë lajmëruar se autorë të ngjarjes janë një 35-vjeçar dhe një pakistanez, 20 vjeç. Ata vetë e kishin pranuar se kishin vjedhur shumën, duke i premtuar pronarit se do ia kthenin paratë, me kusht që ai mos të lajmëronte autoritetet.