• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pronari e godet me shkelm në testikuj, gjykata dëmshpërblen shqiptarin me 300 mijë euro

05/02/2023
Pronari e godet me shkelm në testikuj, gjykata dëmshpërblen shqiptarin me 300 mijë euro

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario të Kanadasë ka dëmshpërblyer me afro 300 mijë dollarë punonjësin shqiptar Rr. O., i cili kishte paditur mbikëqyrësin dhe kompaninë për trafikim me qenie njerëzore dhe keqtrajtim, raporton “Law Times News”.

Punonjësi i përkohshëm Rr. O. kishte paditur kompaninë Universal Structural Restorations Ltd. (USRL) dhe mbikëqyrësin Ludgero De-Almeida, mbi bazë se ishte abuzuar, e nënçmuar në mënyrën më të turpshme. Shqiptari ka thënë se kishte gjuhë diskriminuese, fyerje, kërcënime në lidhje me statusin e tij të emigracionit dhe po ashtu abuzim fizik nga mbikëqyrësi, i cili e kishte goditur me grusht edhe në testikuj, e atë para kolegëve. Madje i shkaktoi dëme të mëdha, që përfundimisht çuan në humbjen e një testikuli.

Shqiptari tha se kompania në mënyrë të dretpërdrejt përmes mbikëqyrësit e tij, e keqpërdori, duke e nënshtruar atë ndaj “trafikimit të punës”.

Gjyqtari Joseph Di Luca iu referua disa raporteve që shpjeguan për trafikim me punë, duke thënë se shpesh përjetohet kjo nga popullata e cenueshme.

“Vendimi është një kujtesë e rëndësishme për punëdhënësit e Ontarios se shkelja ligjore e trafikimit të qenieve njerëzore zbatohet edhe për rastet e trafikimit të punës dhe është i disponueshëm për punonjësit”, ka thënë avokati Gillian Round.

Avokatja e Rr. O., Filomena Kandola, ka thënë se çështja ende nuk është mbyllur pasi ende ka mbetur të vendoset çështja e shpenzimeve.

Rr. O. i lindur në Shqipëri, shkoi në Kanada në vitin 2017 dhe ishte punësuar “në të zezën” nga kompania USRL në vitin 2018. Punësimi erdhi pas takimit të Rr. O. me De-Almeidan, i cili e ndihmoi të gjente punë. Pasi kishte siguruar lejen e përkohshme të punës në vitin 2019, Rr. O. vazhdoi të punonte me kompaninë deri në fund të shkurtit të vitit 2020.

Rr. O. ishte ankuar për pengesën në mundësinë që të marrë kompensim nga Bordi i Sigurisë në Vende pune (ËSIG) pas një lëndimi që mori kur ra nga shkalla gjatë punës. Me t’u kthyer në punë, ai ishte ankuar për kushte të patolerueshme të punës dhe u shkarkua.

Shqiptari kishte thënë se u largua pasi më nuk mund të toleronte se si po trajtohej dhe se ishte i shqetësuar se çfarë mund të ndodhte.

“Paditësi ka treguar se si ishte grushtuar në testikul dhe në një rast tjetër u la me orë në tokë pasi kishte rënë nga shkalla”, ka shkruar në vendimin e tij gjykatësi Di Luca.

Përkundër kësaj, Rr. O., ka treguar se kurrë nuk ishte ankuar me shkrim për trajtimin që po i bënte De-Almeida nga frika se mund të ketë hakmarrje.

Shqiptari ka treguar se ishte detyruar të paguante tarifën për leje të punës e të kthente edhe dy dollarë në orë për sa punonte.

Shqiptari në total ka marrë një dëmshpërblim afro 295 mijë dollarë.

Related Posts

Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë
Lajme

Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë

05/07/2025
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit
Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

05/07/2025
Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja
Lajme

Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja

05/07/2025
I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”
Lajme

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

05/07/2025
Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh
Lajme

Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

05/07/2025
Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi
Lajme

Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë

Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al