• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pronarët grekë të fermave me ullinj janë në hall: Punëtorët shqiptarë po ikin drejt Evropës dhe Britanisë

29/09/2022
Pronarët grekë të fermave me ullinj janë në hall: Punëtorët shqiptarë po ikin drejt Evropës dhe Britanisë

Shqiptarët po braktisin punën në Greqi për të shkuar drejt vendeve të tjera të Evropës dhe Britanisë. Sipas mediave greke, kultivuesit e ullinjve janë në hall të madh këto kohë pasi rrezikojnë të mos mbledhin prodhimet e tyre për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Ata thonë se për vjeljen e plotë të ullinjve kanë nevojë për 10000 punëtorë, por këtë vit kanë më pak se 5000 pasi mungojnë shumë punëtorë, e kryesisht sezonalë që vinin nga Shqipëria.

Në prefekturën e Halkidikit ka afërsisht 140 mijë hektarë ullinj, të cilët çdo vit prodhojnë nga 80 mijë deri në 150 mijë ton ullinj të ngrënshëm. Por këto ullinj ka gjasa të mbeten në pemë pasi mungon forca punëtore për t’i vjelur. Arsyeja e mungesës së madhe të fuqisë punëtore këtë vit është hezitimi i punëtorëve bullgarë dhe shqiptarë që tradicionalisht mbulonin këto nevoja bujqësore. Presidenti i Qendrës së Punës të Halkidikit, Christos Euframidis thotë:

Gjatë pandemisë, për punëtorët ballkanikë u bë shumë e vështirë hyrja në vendin tonë (mbyllja e kufijve, testi pcr) dhe shumë u kthyen në tregjet e Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë. Pagat ditore atje janë më të larta dhe tani ata zgjedhin të punojnë atje.
Ndërsa shton se grekët në rajon vitet e fundit i janë drejtuar turizmit.

Grekët nuk shkojnë në fusha për të punuar ndërkohë që edhe shqiptarët janë pakësuar. Ata janë aktivë në vendin e tyre edhe në fushën e turizmit, ndërsa bullgarët shkojnë atje ku ka rrogë më të mirë. I riu nuk do të vijë në punë për 20-25 euro në ditë.
Sipas punëdhënësve pengesë është bërë edhe burokracia e autoriteteve greke që nuk e thjeshtojnë procesin e ftesës së punëtorëve të huaj.

Një pengesë për gjetjen e punëtorëve është burokracia nga ana e autoriteteve greke, të cilat nuk e thjeshtojnë procesin e ftesës së punëtorëve. Të ftosh punëtorët emigrantë kushton 110 euro për çdo fermer, ndërsa në Itali gjërat janë më të thjeshtuara.
Sipas një raporti të Ministrisë Greke të Migracionit dhe Azilit, gjatë muajit gusht të këtij viti ka rezultuar se 291.868 emigrantë shqiptarë kanë patur një leje qëndrimi të vlefshme në Greqi dhe ata përbëjnë 61.4% të të huajve të rregullt.

Por sipas Ministrisë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i shqiptarëve me leje qëndrimi të vlefshme ishte dukshëm më i lartë. Në gusht 2021, sipas ministrisë greke, 422.954 emigrantë nga Shqipëria kishin një leje qëndrimi të vlefshme dhe përbënin 63,07% të të huajve të rregullt në Greqi.

Rënia e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi pas një viti lidhet jo vetëm me procedurat e dhënies së lejeve të qëndrimit, por edhe me një lëvizje dinamike të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi drejt vendeve të tjera evropiane. Shumë shqiptarë që jetonin prej vitesh në Greqi kanë emigruar së fundmi në vendet e Europës veriore dhe në Britani pas vështirësive në punësim dhe rritjes së çmimeve në Greqi, raportojnë mediat shqiptare.

Related Posts

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar
Kryesore

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
Kryesore

“Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

15/09/2025
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë

15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Kryesore

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

15/09/2025
Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Kryesore

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

15/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al