• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Projekt për HEC edhe në Picar, banorët dalin kundër: Po na morën ujin, na zhdukën si fshat (VIDEO)

22/04/2020
Projekt për HEC edhe në Picar, banorët dalin kundër: Po na morën ujin, na zhdukën si fshat (VIDEO)

Kjo është Gurra e Picarit. Dikur ajo strehonte qindra drurë shekullorë rrapi që kishin habitatin e tyre natyror përgjatë këtij lumi. Fshati Picar ka zbritur rreth 70 vite më parë prej lartësive të malit për tu vendosur pranë Gurrës së famshme të Picarit e rrethuar nga pemët tradicionale të rrapit. Disa vite më parë shumë pemë shekullore u dëmtuan dhe u asgjësuan për shkak të një sëmundjeje të panjohur, por banorët e fshatit vendosën që ti rikthejnë këto pemë krah Gurrës së Picarit për ta bërë atë të jetueshme sërish. Sot ata përballen me një tjetër problem, atë të ujit që furnizon këtë Gurrë. Një kompani e cila është ofruar të ndërtojë një HEC në këtë zonë e ka shqetësuar të gjithë opinionin publik në fshat dhe banorët janë duke e kundërshtuar këtë projekt të ri.

Ka ardhur një firmë e cila ka prezantuar një projekt. Ka marrë një takim këtu me rreth 4-5 persona, banorë të fshatit dhe ju ka prezantuar një projekt për të ndërtuar një HEC dhe për ta ndërtuar atë duan të devijojnë rrjedhën e lumit të Picarit.

Çfarë prek ky projekt?

Prek blegtorinë, bujqësinë, tokat tona të cilat ndodhen pranë rrugës kryesore në Humelicë. Janë gati 500 ha toka që vaditjen nga ky lumë dhe kërkojmë që të merren masa urgjentisht sepse po kërkojnë të na zhdukin si fshat, me atë ujë jetojmë dhe nuk mund ta pranojmë këtë gjë.”

“Pa ujë ska jetesë, as bima e as robi. Gurra e Picarit ka mbajtur 250 shtëpi këtu. As bëhet fjalë që të ndalohet uji se Gurra këtej furnizon fusha me kultura dhe pa ujë mbaron çdo gjë.”

“Këtu nuk është punë as emocion komuniteti dhe as grupe të ndryshme rivale. Në histori të njerëzimit në të gjitha rrëmujat ka vepruar krimi në mënyrë të shpejtë dhe këtu është krimi.”

“Këtu në Picar janë hedhur miliona lekë nga picariotët emigrantë. Tani që mbaroi puna këtu del një firmë dhe thotë do marr Gurrën e të ndërtoj HEC. Ne pa lumin e Gurrës, janë 600 ha tokë që vaditjen. Po iku Gurra këtej e gjithë kjo punë vajti dëm edhe arrat do ngelet pa potisur, të ikim të gjithë fare këtej.

Shumica e fshatit po e kundërshton apo jo?

“E kundërshton, janë mbledhur 600 firma.”

“N.q.s. ikën uji duhet të iki dhe fshati. Edhe fshati tjetër Humelica nga ky ujë pi. Dëmtohen dy fshatra jo një, dhe këtë na i ka falur Zoti, ta marrin dy familje apo tri nuk e lejojmë. Aty do ta lëmë kokën të tërë ne.”

Fshati i njohur për traditën e hershme qindravjeçare të jetesës në këtë zonë e ka pasur jetën të lidhur me ujin por edhe me pemët. Pema historike e rrapit është rikthyer tashmë në një version tjetër. Është një version i rrapit të butë i cili popullon tani gjithë qendrën e fshatit. Nëse ky projekt do të vihej në zbatim do të vinte në pikëpyetje shumë projekte të kryera deri tani por edhe motivimin e banorëve për të jetuar në këtë zonë. Janë gati 2000 banorë që preken prej këtij projekti jo vetëm brenda fshatit por edhe në luginë./ TCh

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al