Ekipi i analistëve pranë Open Data Albania ka bërë një Projeksion të ndarjes së Mandateve në Zgjedhjet për Parlament që do të mbahen në 2025. Për këtë projeksion jemi bazuar tek rezultati në qarqe sipas Subjekteve Zgjedhore në votimin për këshilla bashkiak të mbajtur më 14 maj 2023.
Nëse në 2025 shkohet me të njëjtin Sistem Zgjedhor, me të njëjtat Parti pjesëmarrëse dhe votat janë ato të 2023, Partia Socialiste fiton 84 mandate,10 më shumë se në zgjedhjet e 2021. Ky është paradoksi i parë i konstatuar në këtë kalkulim për projeksion. Ndërsa PS ka marrë në 2023 më pak vota se në 2021, formula dhe sistemi i garantojnë më shumë mandate deputetësh. Prezenca e shumë partive të vogla dhe të fragmentuara pa koalicione para zgjedhore, krijon deformim të përfaqësimit.
Më konkretisht PS ka marrë në 2021 vota 768 134 , ndërsa në këtë proces zgjedhor të 14 majit subjekti PS arriti të marrë për këshilla bashkiak vetëm 579 576 Vota. Pra 24.5% më pak individ kanë votuar PS. Megjithëse me tkurrje elektorale, PS do ja dilte të merrte dhe mandatonte shumicë tre të pestat e Kuvendit. Kjo pasi në zgjedhjet e 14 Majit janë regjistruar 40 Subjekte kundrejt 12 në zgjedhjet e 2021.
Duke aplikuar formulën dhe parashikimin Ligjor të Neni 162 të Kodit Zgjedhor (në fuqi) rezultati i 14 majit, nëse do të ishte proces për zgjedhje parlamentare do të bënte ndarje Mandat Deputeti si vijon:
Paradoksi qëndron tek favorizimi me formulë i Partisë më të Madhe në Garë. Nëse shohim rezultatin në votë dhe në mandate në Zgjedhje 2021 (kur në listë ishin vetëm 12 subjekte) me Projeksion 2025 sipas votës së 14 Majit (tashmë me 40 subjekte garuese), rezulton një raport i zhdrejtë vota me numër deputetësh. Duke lexuar rezultatin zgjedhor të PS kuptojmë se megjithëse ka humbur 188 558 Votues apo 24.5% të votuesve të vitit 2021, Subjekti me këtë strukturë konkurrimi dhe Formulën Aktuale të Kodit Zgjedhor në Fuqi, rritet në numër deputetësh. Pra, me 10 Deputet ose 13.5% më shumë mandate.
Struktura e deputetëve sipas qarqeve e përllogaritur nga ekipi i Open Data Albana si Projeksion Hipotetik bazuar në votimet e 14 Majit 2023 rezulton:
Tirana ka 36 deputet ku 21 i shkojnë PS, 10 Bashkë Fitojmë, 3 PD dhe 2 PSD. Megjithëse kanë siguruar anëtar Këshill Bashkiak, subjekti Nisma Thurje (E. Shabani) dhe Lëvizja Bashkë (A. Qori) me këtë situatë zgjedhore nuk ja dalin të bëhen deputet.
Partia Socialiste do të merrte 11 deputetë në qarkun e Fierit, Koalicioni Bashkë Fitojmë 3, ndërsa Partia Demokratike dhe Social Demokrate nga një.
Në qarkun e Durrësit, 8 deputet do të shkonin për Partinë Socialiste, 4 për koalicionin Bashkë Fitojmë, ndërsa nga një mandat për Partinë Demokratike dhe Partinë Agrare Ambientaliste të Shqipërisë.
Mandatet e deputetëve në qarkun e Elbasanit projektohen : 9 për Partinë Socialiste, 3 për Koalicionin Bashkë Fitojmë dhe 2 për Partinë Demokratike.
Tetë mandate deputetësh do të siguronte Partia Socialiste në Vlorë, kundrejt 3 Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe 1 Partia Demokratike.
Në Korçë Partia Socialiste do të fitonte 8 mandate, ndërsa Koalicioni Bashkë Fitojmë 2 mandate dhe Partia Demokratike vetëm 1.
Me Parti Demokratike të ndarë në dy subjekte garuese (zyrtare dhe pjesa e Foltores tek Bashke Fitojmë) edhe Shkodra krijon epërsi në numër deputetësh për Partinë Socialiste. Qarku do të ndahej me 4 mandate për PS; 3 për deputet për Koalicionin Bashkë Fitojmë dhe po 3 mandate për Partinë e zotit Tom Doshi Partia Social-Demokrate. Partia Demokratike Zyrtare do të mbetej me një deputet për qarkun.
Qarku Lezhe: 3 për PS; 2 për Bashkë Fitojmë dhe 2 për PSD të Tom Doshit.
Në qarkun e Beratit 5 mandate do të shkonin për Partinë Socialiste. Nga 1 mandat do të fitonin koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Demokratike Zyrtare.
Partia Socialiste do të siguronte 3 mandate në qarkun e Dibrës, ndërkohë që vetëm një mandat do të shkonte për koalicionin Bashkë Fitojmë. Një mandat do ta fitonte edhe Partia Social-Demokrate.
Mandatet e deputetëve në Gjirokastër: 3 për Partinë Socialiste dhe vetëm 1 për koalicionin Bashkë Fitojmë.
Në qarkun e Kukësit do të fitonin nga 1 mandat deputeti Partia Socialiste dhe koalicioni Bashkë Fitojmë. Gjithashtu, një mandat deputeti do ta siguronte edhe Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë.
Partia Socialiste me votat e marra në zgjedhjet e 14 majit 2023, do të siguronte 3 deputetë më shumë në qarkun e Tiranës, nga 2 më shumë në Korçë dhe Fier, si dhe nga 1 mandat deputeti më shumë në qarqet e Shkodrës, Elbasanit dhe Dibrës sesa në vitin 2021. Në total do të kishte 84 deputetë nga 74 mandate të vitit 2021.
Po bëjmë një krahasim hipotetik të kampit Opozitar duke grupuar dhe krahasuar:
Kjo Opozitë (apo spektër opozitar) edhe po të bëjë një matematikë mandatesh totali, duke mbledhur secilin subjekt, pa një bashkim apo afrim parazgjedhor, rezulton me:
Partia Social Demokrate do të siguronte një deputet më shumë në qarkun e Shkodrës, përkatësisht 3 (përkthyer nga votat e zgjedhjeve lokale 2023) nga 2 mandate të vitit 2021. Një deputet më shumë do merrte PSD edhe në qarkun e Tiranës, përkatësisht 2 nga 1 në vitin 2021. PSD do të fitonte me votat e zgjedhjeve të 14 majit 2023, 2 mandate në Lezhë, dhe nga një në Dibër dhe Fier, qarqe ku nuk ka patur më herët mandate.
Krahasim Vota Parti Politike. Kemi bërë një krahasim të votave të fituara në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 me zgjedhjet vendore të vitit 2023 si projeksion i votave në Zgjedhjet Parlamentare 2025.
Partia Socialiste ka fituar rreth 24.5% më pak vota në zgjedhjet e 14 majit 2023 sesa në ato të 25 prillit 2021. Përkatësisht, PS në vitin 2021 numëronte 768 134 vota ndërsa në 2023, 579 576 vota. Në përqindje PS mori 48.67% të votave të vlefshme në vitin 2021, ndërsa në vitin 2023 rreth 43.11%. Rënia në vota është rreth 5.56 pikë përqindje.
Krahasimi për opozitën është bërë duke u bazuar tek koalicioni i vitit 2021 midis Partisë Demokratike dhe aleatëve. Për vitin 2021 janë mbledhur votat e Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim me ato të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Për efekt krahasimi në vitin 2023 janë bashkuar votat e Koalicionit Bashkë Fitojmë, Partisë Demokratike Zyrtare, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Republikane, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partisë Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Progresiste L.ZH.K, Fryma e Re Demokratike, Partisë Balli Kombëtar, dhe Partisë Kristian Demokrate.
Në këtë mënyrë kemi të njëjtën bazë krahasimi. Së bashku këto parti në vitin 2021 kanë arritur të marrin 731 671 vota, ndërsa në vitin 2023, kanë grumbulluar 535 415 vota, një rënie prej 26.6%.
Pra, kemi një rënie nga 46.31% të votave totale në vitin 2021, në 39.8% të votave në vitin 2023, rënie kjo me 6.48 pikë përqindje. Për të realizuar krahasime sa më të sakta duhet që të merret ndryshimi në pikë përqindje, sepse në këtë rast ruan bazë të njëjtë krahasimi.
Partia Socialiste ka shënuar rritje të numrit të votave nga viti 2013, në vitin 2017 dhe në vitin 2021. Në zgjedhjet e fundit lokale, 2023, pati një rënie me rreth 188 mijë vota. Nëse i njëjti numër votuesish në total, dhe për PS-në ruhet edhe për vitin 2025, atëherë mesatarja e votave për deputet për PS do të binte nga 10 380 vota për deputet në vitin 2021 në 6 900 vota për mandat në vitin 2025. Pra PS tani i fiton Mandatet me më pak vota të nevojshme.
Open Data Albania po krahason të njëjtin rezultat votash si përkthehet në Mandate për Subjektet nëse vendi ka një sistem zgjedhorë Kombëtar dhe jo Rajonalin për të cilin më lart shpjeguam nonsenset e deformimit në përfaqësim.
Nëse PS do të merrte po 579 576 vota, Por vendi do të kishte Konkurrim Kombëtar dhe jo Rajonal, megjithëse ruhet e njëjta formulë (e cila aplikohet për të gjithë vendin dhe jo për secilin rezultat në Qark) PS do të merrte vetëm 67 Deputetë. Pra më pak se 50% e numrit të Deputetëve në Kuvend.
Në këtë rast bëhet më efektive vota për parti të reja dhe të vogla (të cilat marrin gjithsej 18 deputet). Sistemi me Konkurrim Kombëtar nuk shkakton mos lexim dhe bjerrje vote për asnjë subjekt konkurrues dhe ruan një raport më të mirë të përfaqësimit.
Me votat e vitit 2023 dhe me sistem proporcional me konkurrim kombëtar koalicioni Bashkë Fitojmë do të siguronte vetëm 28 deputetë, duke pësuar një humbje me 6 deputetë nga sistemi me konkurrim rajonal.
Partia Demokratike Zyrtare do të merrte një mandat më shumë nëse do të aplikohej sistemi proporcional kombëtar, përkatësisht 12 nga 11 që shfaq projeksioni për vitin 2025.
Progresiv në një Sistem me Konkurrim Kombëtar, do të shënohej rezultati për Partinë e Tom Doshit i cili garanton 10 deputetë. 5 deputetë do të siguronte Partia Agrare Ambientaliste. Këto pesë parti do të qëndronin parti parlamentare me të dy tipet e sistemeve zgjedhore, por me numër të ndryshëm mandatesh.
Me sistemin Zgjedhor Proporcional me konkurrim kombëtar do të kishte edhe 10 (dhjetë) parti të tjera parlamentare. përkatësisht Partia Republikane dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me nga 3 deputetë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Progresiste L.ZH.K, Partia Demokracia Sociale, dhe Fryma e Re Demokratike me nga 2 mandate, si dhe Aleanca Liberale e Djathtë, Partia e Gjelbër, Aleanca Arbnore Kombëtare, dhe Nisma Thurje do të siguronin nga një deputet secila.
Këto llogaritje janë bërë bazuar në sistemin Zgjedhor Proporcional Kombëtar, pa prag kombëtar 1% (duke qenë se është hequr me anë vendimit të Gjykatës Kushtetuese me datë 04.10.2021 Rasti Elton Debreshi).
Marrë nga ndiqparate.al