10 studentë të Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë përfituar nga programi “Work and Study” i ambasadës amerikane për të shkuar në SHBA për një periudhë 3-mujore. Universiteti poston një video teksa flasin vetë studentët për përvojën që do të nisin në SHBA.
“Falë programit Work & Study ata do të punojnë dhe do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme. Një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim eksperiencash krahas përforcimit të njohurive të gjuhës angleze. Një eksperiencë gjithëpërfshirëse që më pas synojnë ta vënë në zbatim në vendin e tyre. Ti je i lirë të eksplorosh botën! Udhëto drejt të ardhmes!”, thuhet në reagimin e universitetit. Shihni pamjet më poshtë.