• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Profesori grek: Greqia duhet të ndalojë së bëri të fortin me shqiptarët

06/06/2023
profesori grek, greqi, shqiperi, marredheniet

Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte tema e emisionit “Në radio”, që u transmetua sot në Radio Tirana 1.

I ftuari i gazetarit Andri Xhahu, profesori i teorisë së shtetit dhe teorisë juridike në Departamentin e Shkencave Politike dhe Historisë në Universitetin Panteion të Athinës, Prof. Dr. Dimitris Christopoulos, shprehet se duhet tejkaluar gjithçka që është trashëguar nga e shkuara, e cila ka ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Nuk duhet të bëjmë sikur e shkuara nuk ka rëndësi dhe problemet e të shkuarës t’i fshehim, por duhet të dimë cilat janë, t’i diskutojmë dhe t’i zgjidhim.

Problemi nuk është vetëm çështjet e trashëguara nga e kaluara, por pesha ideologjike që këto probleme kanë te njerëzit. Është qesharake nga moment, që 20 për qind e studentëve të mi janë shqiptarë, të merremi me çështje që i takojnë së shkuarës”, tha Christopoulos.

Në lidhje me reagimin e ish-kryeminstrit grek, Kyriakos Mitsotakis, pas arrestimit të kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi Beleri, duke kërcënuar Shqipërinë me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, Christopoulos e sheh të tepruar.

“Është një shprehje që thotë njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën. Nuk është vetëm kërcënimi i Mitotakis-it në këtë histori. Kur del kryeministri shqiptar dhe akuzon një kandidat duke thënë që do merrem personalisht me të dhe arrestohet, kjo nuk ka të bëjë me shtetin e së drejtës. Reagimi i Mitsotakis-it ishte i tepruar. Hyn në një spirale që duhet ta ndalosh në një moment”, u shpreh ai.

Chrisopoulos mes të tjerave tha se Greqia duhet të ndalojë së bëri “të fortin me shqiptarët.

“Unë e kuptoj se si arroganca e Greqisë shpesh herë në të kaluarën ka plagosur popullin shqiptar. E di gjithashtu sa është plagosur populli shqiptar nga mënyra se si në vitet ‘90 policia e Greqisë është sjellë me emigrantët shqiptarë”, theksoi Profesori.

Sipas tij këto që kanë ndodhur në të kaluarën nuk mund të jenë shkak që të riprodhohen imazhe që nuk kanë lidhje me realitetin e sotëm.

“Greqia duhet ta ulë arrogancën e saj në lidhje me pjesën tjetër të Ballkanit. E bëri këtë me Prespën dhe shpresoj të zgjidhen problematikat shqiptaro-greke me një marrëveshje kuadër, e cila një pjesë do të jetë tërësisht sipas të drejtës ndërkombëtare. Po kështu zgjidhja e imazhit kolektiv nga e kaluara, dhe nga ana tjetër duhet të punohet me arsimin në mënyrë që të ndryshojë imazhi që kemi për njëri-tjetrin”, tha Christopoulos.

I pyetur se si ka ndryshuar imazhi i shqiptarëve në Greqi gjatë këtyre 30 viteve, Dimitris Christopoulos thotë se perceptimi për ta është shumë i mirë.

“Nuk ka asnjë lidhje me perceptimin që ishte para 30 viteve. E para është rritja klasore e shqiptarëve në Greqi. E dyta, Greqia pas viteve ‘90 pati shumë emigrantë. Shqiptarët, në krahasim me komunitetet e tjera të emigrantëve, ishin më afër grekëve. Dhe e treta, nga viti 2015 kemi një numër të madh emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Arabia, ndaj grekët thonë që me shqiptarët jemi njësoj.

Edhe shqiptarët kanë ndryshuar. Kur në vitin 2004 kisha studentët e parë nga Shqipëria, shikoja fëmijë që i kishin duart me kallo sepse punonin. Tani nuk dallohen nga pjesa tjetër e studentëve, vetëm kur kam provimet shoh emrat se kush janë shqiptarë dhe grekë”, deklaroi Christopoulos.Profesori grek: Greqia duhet të ndalojë së bëri të fortin me shqiptarët. /Argjirolajm.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al