• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Procedurat për të marrë nënshtetësinë greke

17/03/2017
Procedurat për të marrë nënshtetësinë greke

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi do të mund të aplikojnë tashmë për marrjen e nënshtetësisë greke.

Ligji përkatës u publikua në gazetën Zyrtare, pas votimit, më herët këtë javë, nga Parlamenti grek.

Ligji u votua me maxhorancë të zgjeruar prej 179 deputetëve të SYRIZA-s, partisë To Potami, asaj komuniste dhe PASOK-ut. Kundër votuan deputetët e Agimit të Artë dhe Grekëve të pavarur, si dhe ata të Demokracisë së Re. Këta të fundit ndërkaq, votuan për disa prej neneve. Në procedurën e votimit mori pjesë dhe votoi, edhe kryeministri Tsipras, në një akt që donte të theksonte rëndësinë e qeverisë së tij për integrimin më të mirë të emigrantëve të brezit të dytë.

Kategoritë që përfitojnë Siç ka bërë më herët të ditur në një intervistë për “Tribuna-Neës”, ministrja e politikës së Emigracionit, Tassia Christodulopulu, janë tri kategoritë kryesore që përfitojnë nga zbatimi i ligjit të ri:

– Fëmijët që u lindën këtu, për të cilët parashikohet që të marrin nënshtetësinë, përderisa regjistrohen në klasën e parë fillore. Domethënë, nuk e marrin automatikisht sapo lindin.

– Kemi kategorinë e dytë, të fëmijëve që ose kanë ardhur këtu në moshë të vogël, domethënë lindën në një vend tjetër edhe erdhën më vonë. Këtyre u jepet nënshtetësia me kusht që të kenë kryer arsimin e detyrueshëm 9 vjeçar, ose shkollën e mesme në Greqi.

– Kategoria e tretë, janë ata që kanë kryer në Greqi shkollën e mesme dhe universitetin. Që edhe këta e marrin nënshtetësinë, si të rritur tashmë. Të tria këto kategori e gëzojnë të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, pasi dëshmojnë plotësisht se janë integruar në shoqërinë greke.

Siç përcakton Ligji 4232 që u publikua më 9 korrik në Gazetën Zyrtare, të drejtën për marrjen e nënshtetësisë për shkak të lindjes në Greqi apo të ndjekjes së shkollës në sistemin arsimor grek e kanë:

Fëmija i shtetasve të huaj që lind në Greqi, themelon të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, me premisat që vijojnë:

Të jetë regjistruar në klasën e parë të shkollës fillore greke dhe të jenë duke vazhduar shkollë greke gjatë paraqitjes së aplikimit.

Njeri prej prindërve të ketë qëndrim të ligjshëm të vazhdueshëm në Greqi për një periudhë kohore pesë vjet para lindjes së fëmijës.

Nëse fëmija u lind para përmbushjes së pesëvjeçarit të qëndrimit të ligjshëm, e drejta e marrjes së nënshtetësisë nga fëmija themelohet kur të mbushen dhjetë vjet qëndrimi i ligjshëm i prindit. c)Njeri prej prindërve të ketë qëndrim të ligjshëm dhe gjatë kohës së paraqitjes së aplikimit të disponojë të paktën njerin prej titujve të mëposhtëm të qëndrimit: – Leje rezidenti afatgjatë – Leje qëndrimi me afat të pacaktuar – Dokument certifikimi të rezidentit të përhershëm të qytetarot të Bashkimit Europian. – Titull qëndrimi të refugjatit politik apo të përfituesit të mbrojtjes ndërkombëtare – Buletin të posaçëm homogjeni (kartë homogjeni), shoqëruar nga leja e qëndrimit e vlefshme e tipit unik – Leje qëndrimi të brezit të dytë – Buletin qëndrimi të përhershëm të pjesëtarit të familjes së shtetasit të BE. Si aplikohet për nënshtetësinë:

Për marrjen e nënshtetësisë, nga fëmijët që kanë lindur në Greqi:

– Prindërit e fëmijës paraqesin një kërkesë-deklaratë, shoqëruar nga dokumentet e nevojshme. Këto paraqiten në shërbimin kompetent të Administratës së Decentralizuar, në juridiksionin e së cilës ndodhet bashkia e vendbanimit.

Koordinatori i Administratës së Decentralizuar, brenda gjashtë (6) muajsh që nga paraqitja e kërkesë-deklaratës, me një vendim të tij që publikohet në Gazetën Zyrtare, porosit bashkinë e vendbanimit që ta regjistrojë aplikantin në regjistrin e popullatës. Nënshtetësia greke merret që nga publikimi i vendimit të gazetën Zyrtare.

2 – Për marrjen e nënshtetësisë nga të mitur që kanë studiuar në sistemin arsimor grek

Shtetasi i huaj i mitur që ka banim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, themelon të drejtën e përfitimit të nënshtetësisë greke, për shkak të studimit në shkollat greke përderisa ka kryer me sukses ose nëntë (9) klasë të nivelit të parë dhe të dytë arsimor (domethënë fillore + gjimnaz), ose gjashtë (6) klasë të nivelit të dytë (gjimnaz dhe lice). Ndjekja e arsimit parashkollor (kopshtit) nuk përllogaritet. Përfundimi i suksesshëm i shkollimit certifikohet me vërtetimin përkatës nga autoritetet kompetente.

Deklaratë-kërkesa për marrjen e nënshtetësisë paraqitet nga vetë i interesuari në shërbimin kompetent të Administratës së Decentralizuar, në juridiksionin e së cilës ndodhet bashkia e vendbanimit.

Koordinatori i Administratës së Decentralizuar, brenda gjashtë (6) muajsh që nga paraqitja e kërkesë-deklaratës, me një vendim të tij që publikohet në Gazetën Zyrtare, porosit bashkinë e vendbanimit që ta regjistrojë aplikantin në regjistrin e popullatës. Nënshtetësia greke merret që nga publikimi i vendimit të gazetën Zyrtare.

Për marrjen e nënshtetësisë nga persona që kanë kryer arsimin e lartë në Greqi

Shtetasi i huaj që jeton vazhdimisht dhe ligjërisht në Greqi dhe ka kryer studimet e larta në një universitet (AEI) apo shkollë të lartë tekniko-profesionale (TEI), themelon të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, përderisa disponon dëftesë lirimi nga shkolla e nivelit të dytë të sistemit arsimor grek.

Deklaratë-kërkesa paraqitet brenda një afati ekskluziv tre (3) vjeçar, nga dita e përfundimit të studimeve të larta apo të shkollës tekniko-profesionale.

Deklaratë-kërkesa për marrjen e nënshtetësisë paraqitet nga vetë i interesuari në shërbimin kompetent të Administratës së Decentralizuar, në juridiksionin e së cilës ndodhet bashkia e vendbanimit.

Koordinatori i Administratës së Decentralizuar, brenda gjashtë (6) muajsh që nga paraqitja e kërkesë-deklaratës, me një vendim të tij që publikohet në Gazetën Zyrtare, porosit bashkinë e vendbanimit që ta regjistrojë aplikantin në regjistrin e popullatës. Nënshtetësia greke merret që nga publikimi i vendimit të gazetën Zyrtare.

Pagesa Dorëzimi i deklaratë-kërkesës shoqërohet nga pagesa e një tarife (paravolo) me vlerë 100 (njëqind) euro. /Tribuna/

Related Posts

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Lajme

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

13/07/2025
Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë
Lajme

I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al