Edhe pse është një nga destinacionet më të kërkuara nga turistet vendas e të huaja, Gjirokastra po përballet me probleme që në nisje të sezonit. Vetëm në muajin maj janë denoncuar 3 raste të helmimeve të vizitorëve të huaj, një fakt ky që ka alarmuar autoritetet. Kreu i dhomës se tregtisë Maksim Hoxha, kërkoi që të bëhen kontrolle më të rrepta nga inspektorët e higjienës. Sipas tij në Gjirokastë ka restorante që nuk plotësojnë asnjë standard të higjenës e kontrollit ushqimore. Ndërsa zv.ministri Hajrulla Çeku tha se nuk është vetëm detyrë e shtetit të kontrollojë, por edhe e vetë operatorëve. Ndërkohë, dhjetëra qytetarë të Gjirokastrës lëshojnë apartamente ose dhe shtëpi me qira për të huajt, ndërsa nuk paguajnë asnjë taksë në shtet.