Këtë fundjavë janë krijuar radhë të gjata qytetarësh që vijonë me orë të tëra në pikën kufitare të Kakavijës. Përveç ngadalësimit të procedurave për shkak të rregullave anti-COVID, një shkak tjetër për radhët e gjata është edhe puna me një sportel e palës greke si dhe heqja e fashës së orareve e kuotave që ishin vendosur për kufizimin e përhapjes së pandemisë. Deri në mesditë, në kufi kanë kaluar më shumë se 3 mijë shtetas.