Defekti në skaner, i cili vijon që nga dita e djeshme ka bërë që në pikën kufitare të Kakavijës të ketë radhë të gjata të mjeteve. Kamionë të shumtë presin në radhë për të kaluar kufirin drejt vendit fqinj. Mjetet e tonazhit të rëndë janë në pritje që prej orës 6 të mëngjesit. Kjo ka krijuar fluks mjetesh dhe radhë të gjata të mjeteve.