• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prindi nga Gjirokastra denoncon mashtrimin e bashkisë: Na rritën tarifën e ushqimit për fëmijët në kopësht, na kërkuan 10 mijë lekë për tapetin (Mesazhi)

30/01/2019
Nuk është thjesht çështje defekti, kaldajat janë ilustrim i modelit të investimeve gjysmake të Bashkisë Gjirokastër

Një prind nga Gjirokastra denoncon në kushte anonimati bashkinë dhe drejtorin e Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social, Armand Mamani. Përmes një mesazhi të dërguar në portalin ‘Jeta Osh Qef’, prindi tregon sesi bashkia u ka rritur tarifën që ata duhet të paguajnë për ushqimin e fëmijëve në kopësht.

Rritja është kërkuar me pretendimin se do të ofrohet një menu ditore më e mirë. Por kjo sipas prindit nuk ka ndodhur ndonëse muaji janar mbyllet nesër. Fëmijët vazhdojnë të hanë gjithashtu të njëjtin vakt që hanin më parë me tarifën 100 lekë në ditë për kopshtin dhe 60 lekë për cerdhen.

Nga ana tjetër në mesazhin e prindit denoncohet edhe fakti se drejtori Armand Mamani u ka kërkuar lekë për blerjen e tapetit të kopshtit. Cdo prind ka dhënë 10 mijë lekë të vjetra. Argumenti i dhënë nga Mamani ishte se nëse do të bënte ai kërkesë në bashki, procedura do të vononte dhe kopshti do të kalonte dimrin pa tapetë. Lexoni më poshtë mesazhin e plotë denoncues të nënës nga Gjirokastra. 

“Pershendetje JOQ.Jam prind dhe jetoj ne Gjirokaster.Femijet e mi vene ne nje Kopsht shteteror ,te cilin e administron bashkia . Gjithashtu brenda Kopshtit ka dhe Cerdhe.Ne si prinder paguanim si tarife ushqimi ditore 100 leke te reja per Kopshtin dhe 60 lek te reja per Cerdhen.Por ne Janar na u be me dije se tarifa e ushqimit do te ritet sepse do futet nje menu me e mire ,ku permban vakte me te mira si peshk ,mish apo dhe drithra.Edhe pse drejtoria nuk beri nje mbledhje ku te konsultohej me prindrit ,sic ben sa here deshiron kontribute nga prindrit per te blere tapetet apo per te lyer Kopshtin.

Jam mjaft i bindur qe asnje prind nuk kursen per femijen e tij sidomos ne ushqim,sepse jane ata arsyeja dhe qellimi i jetes tone si prinder.Por edhe pse Kopshti eshte shteteror ne si prinder paguajme ushqimin ,paguajme madje dhe lenden pergatitore te femijet si lapsat, ngjyrat ,fletoret e punes.Madje jemi ne prindrit qe mblodhem leke dhe bleme tapete per Kopshtin ,sepse drejtori na tha qe po ta bej kerkese une ne bashki vonon te miratohet fondi dhe i bie qe kete dimer te rinin femijet pa tapet.

Sepse nuk e kish bere qe ne behar kerkesen ai e di…dhe ju gjykoheni .Ndaj cdo prind vendosi 1000 leke te reja per tapet.Une personalisht se kam te shpenzimi se mundem ta perballoj por ka shume prinder qe kan 2-3 femije dhe jane pa pune …por mbi te gjitha e kam sepse keta duan te na bejne per budallenj.Kete muaj ata i riten pagesat dhe menune nuk e kane ndryshuar aspak.

Femijet hane po te njejtin ushqim me ate te vitit kaluar.une nuk e di ku qendron pafytyresia qe te vesh te vjedhesh leket e ushqimit te atyre femijve,te vjedhesh djersen e prinderve .Duke deklaruar permiresim menuje dhe asgje nuk kan ndryshuar.Sot eshte data 30 janar dhe ky muaj do paguhet me tarifat e reja te ngritura por asnje femije nuk hengri dicka ndryshe nga viti i kaluar.Te lutem publikoje .Sepse Gjirokastra ka me mijra femije ne Kopsht .Ku vene gjith keto leke .Te pakten tarifoje me cmimin e ri kur te ndryshoje menuja vertet.Mos vidhni kaq hapur.”

Related Posts

Dhunohet një varr në Finiq, familjarët denoncojnë në polici
Lajme

Dhunohet një varr në Finiq, familjarët denoncojnë në polici

06/07/2025
Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit
Lajme

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

06/07/2025
Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale
Lajme

Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

06/07/2025
Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi pasi mjeti doli nga rruga
Lajme

Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi pasi mjeti doli nga rruga

06/07/2025
Lëvizje pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Shkarkohen drejtuesit e Burgut të Drenovës, rikthehet pas një viti në detyrë Lorent Nako
Lajme

Lëvizje pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Shkarkohen drejtuesit e Burgut të Drenovës, rikthehet pas një viti në detyrë Lorent Nako

06/07/2025
Fundi i zaptimit urban/ Shteti zbret në terren, lirohen hapësirat publike
Lajme

Fundi i zaptimit urban/ Shteti zbret në terren, lirohen hapësirat publike

06/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Dhunohet një varr në Finiq, familjarët denoncojnë në polici

Dhunohet një varr në Finiq, familjarët denoncojnë në polici

06/07/2025
E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

Egnatia i afrohet ndeshjes historike, kampionët zhvillojnë përgatitjet në fushën e Luzit

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al