Demokratët e Gjirokastrës do të votojnë sot në zgjedhjet e brendshme për të caktuar kandidatin që do t’i prijë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në garë janë 4 emra, Enkelejda Mushi, Telnis Skuqi, Dorjan Lani dhe Shemsho Lamaj. Të drejtën e votës e kanë rreth 1800 anëtarë e simpatizantë të PD-së. Primaret në PD janë një proces farsë, ku fituesi është i paracaktuar më parë. Qesharake në këtë proces është edhe fakti tjetër që kandidatët nuk patën asnjë paraqitje publike në debat apo diskutime me anëtarët, përvec ndonjë reagimi në rrjetet sociale. Opozita ka hyrë në një spirale krize prej kohësh dhe duket se as me Sali Berishën nuk po ringrihet dot për të qenë konkurruese ndaj mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama. ©argjirolajm.net