• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Primaret në PD, kandidati i Memaliajt: Një shtysë të madhe e kam nga babai

24/11/2022
Primaret në PD, kandidati i Memaliajt: Një shtysë të madhe e kam nga babai

Bukurosh Ajdini, kandidat për primaret e PD në Bashkinë Memaliaj ka bërë një reagim pas zyrtarizimit të emrit. Ai shpjegon arsyet e kësaj iniciative dhe kërkon mbështetje me votë për t’u shpallur fitues. Aldini ka përballë Alber Malajnt, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 kandidonte për deputet me LSI-në. Më poshtë deklarata e plotë e tij.

Të nderuar demokratë, simpatizantë dhe votues të partisë demokratike, sot kryesia e partisë demokratike miratoi kandidaturën time për të marrë pjesë në garën për primaret brenda subjektit tonë politik, për të qenë kandidat i partisë demokratike për Bashkinë Memaliaj ! Ky kandidim nuk vjen as i rastësishëm dhe as i beftë, por vjen si një vazhdimësi e një rruge të gjate si anëtar i partisë demokratike, por edhe si një person që kurrë nuk i kam shkëputur lidhjet me vendlindjen.

Largësia ime me Memaliaj dhe zonën tonë në kilometra përherë është zeruar nga shpirti dhe mendimi që ka mbetur në krahinën ku lindëm e u formuam. Një shtysë e madhe është edhe im atë, sot 85 vjeç, i cili ka punuar 30 vjet në minierën e Memaliajt, dhe se pavarësisht moshës gezohet si fëmijë kur merr lajme të mira nga zona, por ka dhe një brengë të madhe se pse ato fshatra braktisen, por edhe për ata që banojnë aty dhe vuajnë për kushtet më minimale të jetesës.

Personalisht vij nga një eksperiencë 8 vjeçare në pushtetin lokal duke akumuluar një përvojë të madhe përsa i takon pushtetit lokal. Njoh gjithë problematikat që ka territori i Bashkisë Memaliaj, ku vlen për t’u theksuar që gangrena më e madhe është mungesa e infrastrukturës rrugore, papunësia dhe mungesa e perspektivës.

Një tjetër dhimbje është largimi i të rinjve Tepelenas nga atdheu. Mirëkuptoj ambicien e kujtdo që kërkon një mundësi më shumë dhe kudo që ikën, por të ikësh sepse atdheu nuk të siguron kushtet minimale, kjo është psherëtima jonë e madhe. Në këto kushte dhe për këto arsye kërkoj mbështetjen dhe votën tuaj që të jem unë ai që së bashku me ju do të përballemi me kandidatin e pozitës!

I drejtohem të gjithë atyre demokratëve që nuk e kanë braktisur kurrë partinë demokratike, atyre me të cilët kemi bërë betejë me qeverisjen aktuale që nga çadra, protestat e çdo perballje tjetër. Te flasesh për veten është e vështirë, por unë ju garantoj që nëse më votëbesoni në këto primare do të jem një kandidat i fortë për të fituar Bashkinë Memaliaj . Me konsideratë per te gjithë ju, Bukurosh Qani Ajdini !

Related Posts

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Lajme

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al