• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Primaret në PD, emrat e mundshëm që garojnë për Bashkinë Gjirokastër

27/10/2022
Primaret në PD, emrat e mundshëm që garojnë për Bashkinë Gjirokastër

6 dhjetori është data e fundit e votimit për primaret në Partinë Demokratike, për të përcaktuar kush do të jenë kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Ndonëse në Bashkinë Gjirokastër gjasat që PD-ja të fitojë janë shumë të pakta për një sërë arsyesh, opozita do të dalë patjetër me një kandidat në garë. Por cilët janë disa nga emrat që përfliten më shumë për të kandiduar në primaret brenda Partisë Demokratike?

Përveç gazetarit Telnis Skuqi që jeton në Norvegji dhe që është vetëofruar si kandidat, Ylli Asllani mbetet gjithashtu një emër tjetër. Derisa në krye të PD-së u rikthye Sali Berisha, rikthimi i Ylli Asllanit nuk është çudi e as duhet paragjykuar. Me siguri edhe vetë Berisha do të ishte më komod për Gjirokastrën me një kandidat si Ylli Asllani, bashkëpunëtorin e tij të vjetër dhe një figurë e pranueshme gjithashtu nga Ilir Meta. Julian Graçi mbetet një emër tjetër i mundshëm për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjatë qeverisjes së PD-së ai ka qenë drejtues në disa institucione në Gjirokastër. Lista pasohet me Dasho Alikon-ish-kryetarin e Komunës Lazarat, Beqir Gjikën, ish-kryetarin e Komunës Picar dhe Irena Shehun, pedagoge në universitetin “Eqrem Çabej”. Megjithatë derisa të finalizohen primaret gjërat do të lëvizin dhe emra të tjerë mund të dalin në skenë. PD ka më shumë se 20 vite që nuk e qeveris Bashkinë Gjirokastër. I fundit kryebashkiak i djathtë ka qenë Ylli Asllani në vitet 1996-2000. Pritshmëritë për ta rimarrë bashkinë në zgjedhjet e 14 majit janë të pakta edhe brenda vetë radhëve të opozitës, lë më pastaj në elektoratin e gjerë. ©argjiroja.net

Related Posts

Aksident në Memaliaj, plagoset 55-vjeçari
Kryesore

I riu nga Saranda aksidentohet në Memaliaj, makina e tij përplaset me mjetin e parkuar, 2 të plagosur

27/05/2025
Ngjarje e rëndë në Dropull, tentoi të lidhte energjinë elektrike, vdes i moshuari (Emri)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 17-vjeçari përmbyset me makinë në rrugë

27/05/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Ndalohet i riu në Gjirokastër, policia i gjen kanabis me vete

27/05/2025
Evertoni largon Armando Brojën: I urojmë suksese në të ardhmen
Kryesore

Evertoni largon Armando Brojën: I urojmë suksese në të ardhmen

27/05/2025
Zjarr te fusha e plehrave në Libohovë
Kryesore

Zjarr te fusha e plehrave në Libohovë

27/05/2025
Goditet një grup prostitucioni në Gjirokastër. Pronarja e lokalit dhe kamerierja kapen në flagrancë
Kryesore

“Thjesht hap shalët dhe i marr 50 euro”/ Investigimi brenda qendrave të masazheve

26/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën argjiroja@gmail.com ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Aksident në Memaliaj, plagoset 55-vjeçari

I riu nga Saranda aksidentohet në Memaliaj, makina e tij përplaset me mjetin e parkuar, 2 të plagosur

27/05/2025
Ngjarje e rëndë në Dropull, tentoi të lidhte energjinë elektrike, vdes i moshuari (Emri)

Aksident në Gjirokastër, 17-vjeçari përmbyset me makinë në rrugë

27/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al