• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prezantimi i Kartës Sociale, Organizata Politike vjen në Gjirokastër

28/10/2021
Prezantimi i Kartës Sociale, Organizata Politike vjen në Gjirokastër

Për dy ditë, aktivistë të Organizatës Politike do të jenë në qytetin e Gjirokrastës për të prezantuar qytetarët me Kartën Sociale, e cila sipas tyre është platformë dhe aksion kombëtar kundër varfërisë dhe për më shumë të drejta. Pas Ballshit, Beratit dhe Lushnjes, Gjirokrastra është ndalesa e tyre e ardhshme. Përmes një njoftimi për mediat, OP shpjegon misionin e saj dhe çfarë është Karta Sociale.

Njoftimi

Po kush është Organizata Politike?

Ne, aktivistët e Organizatës Politike, jemi punëtorë, studentë, të vetëpunësuar e pedagogë, nga qytete e fshatra anekënd Shqipërisë, që na bashkon vullneti për drejtësi shoqërore dhe demokraci të vërtetë. Ndër vite jemi organizuar bashkë me minatorët, naftëtarët, punëtorët e fasonerive e call center-ave, studentët, dyqanxhinjtë dhe shumë të tjerë për të drejta në punë dhe shoqëri. Dhe nuk kemi reshtur së luftuari kundër oligarkëve dhe të gjitha partive. Ne besojmë te liria dhe emancipimi, barazia dhe solidariteti.

Karta Sociale, çfarë është?

Gjendja e përgjithshme sociale dhe ekonomike në Shqipëri është e rëndë dhe e agravuar këto vitet e fundit. Çmimet dhe kostot e jetesës janë rritur, ashtu si edhe pabarazia midis klasave sociale, ku 3% e më të pasurve ka më tepër pasuri se 97% tjetër. Statistikat janë edhe më pesimiste: gjysma e krahut të punës është e papunë, më shumë se gjysma e pagave të punëtorëve shkon për konsum bazik, njerëzit janë zhytur në borxhe dhe dëshpërim, dhjetra mijëra të moshuar me pensione koperative janë në pikë të hallit. Është pikërisht kjo situatë e cila na shtyu ne si aktivistë të Organizatës Politike të nisim një aksion kombëtar për të drejta sociale dhe ekonomike. Pikat e Kartës Sociale janë të thjeshta. Aty nuk ka shpikje. Janë nevojat më aktuale dhe emergjente të qytetarëve shqiptarë. Një, përcaktimin me ligj të minimumit jetik 180 mijë lekë të vjetra për frymë. Një shqiptar refugjat respektohet më shumë në azilet dhe lulishtet e Evropës sesa nga shteti i tij, i cili e le të vdesë urie. Se dyti, rritja e pagës minimale. Prej 30 vitesh punëtorët shqiptarë vazhdojnë të paguhen 300 mijë lekë në muaj, gjë që ka sjellë emigrim masiv të popullatës. Ne kërkojmë që paga minimale të jetë së paku 430 mijë lekë në muaj. Se treti, rritje të pensioneve krahas rritjes së kostove të jetesës. Katër, arsim dhe shëndetësi publike falas si të drejta të natyrshme të njeriut. Pesë, strehim dhe transport publik të përballueshëm.

Ku do të nxirren paratë për këto të drejta sociale?

Së pari, duke rritur taksën e fitimit mbi oligarkët nga 15% në 30%. Këta njerëz janë pasuruar jo me shkencë dhe industri, por duke zhvatur pasuritë publike të shqiptarëve. Bankat dhe korporatat e huaja krahas oligarkëve shqiptarë po rrjepin xhepat e qytetarëve pa prodhuar asnjë të mirë publike përveç shfrytëzimit të sektorëve të privatizuar në mënyrë korruptive në bashkëpunim me qeveritë tona. Shteti, po kështu, duhet të orientojë prioritetet: jo qindra miliona dollarë për luks burokratik, për tendera të panevojshëm, për fasada të vdekura, për miqtë oligarkë, por për punësim, arsim, shëndetësi, për ta nxjerrë vendin nga varfëria, gjë që duhet të jetë qëllimi sublim i çdo qeverie në Shqipëri.

Si do ti arrini këto?

Ja, duke diskutuar në rrugë me qytetarët qytet më qytet, për tu bërë bashkë rreth parimeve dhe propozimeve të Kartës Sociale. Me takime publike, organizim më shkolla dhe vende pune, me asamble nisma peticionare dhe nese Kuvendi dhe Qeveria nuk na degjon, me protesta masive në rrugë. Ne do të përdorim çdo mjet demokratik në dispozicion për ta bërë Kartën Sociale temë të ditës dhe ligj shtetëror.

Cili është mendimi juaj për qytetin e Gjirokastrës?

Për qytetin e Gjirokastrës është shkruar shumë dhe bukur dhe çdo fjalë e jona do të ishte e tepërt. Megjithatë, ashtu siç e kemi thënë edhe për Beratin, kjo bukuri urbane ka nevojë për drejtësi sociale. Gjirokastra ka nevojë për më shumë punësim, për ekonomi alternative përveç turizmit, për vëmendje të shtuar shtetërore, për një universitet më të fortë, për jetë më të gjallë civile dhe kulturore, për ti mbajtur qytetarët dhe bijtë e saj këtu. Ne të gjithë duhet të bashkohemi rreth idealit për një Shqipëri më të drejtë e më të begatë për të gjithë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025
Kryesore

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)
Kryesore

Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)

13/05/2025
Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën
Kryesore

Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën

13/05/2025
Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura
Kryesore

Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura

13/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Kryesore

Humbja dramatike e PD, Berisha paralajmëron protestë në 16 maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

13/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al