Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë, ku një 30-vjeçar me probleme mendore ka vrarë me thikë një 66-vjeçar. Krimi makabër ka ndodhur në fshatin Corrogunjë, gati 8 km në veri të Këlcyrës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e krimit më të rëndë që kanë përjetuar banorët e këtij fshati të vogël.
Nesim Hoxha, 66 vjeç, i sapodalë në pension, nuk e ka gëzuar pensionin e parë, të cilën do ta merrte të hënën.
Goditja me thikë nga Alban Voda në trupin e të ndjerit, ka qenë fatale, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Mjeti prerës metalik është përdorur nga 30-vjeçari në një moment gjaknxehtësie e sipër fill pasi pensionisti dyshohet se e ka ofenduar, duke e etiketuar si të çmendur.
Kaq ka mjaftuar që Voda të nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar atë me një goditje të vetme në qafë.
Pak orë pas ngjarjes, Voda u arrestua nga Policia, pasi u gjet në një vend të veçuar afër qendrës së fshatit ku, me sa duket, priste grupin e gatshëm ta arrestonte./panorama