Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën e 2 marsit se rreth 6 mijë rusë ishin vrarë në gjashtë ditët e para të pushtimit të Moskës.
Por siguroi se Kremlini nuk do të ishte në gjendje ta merrte vendin e tij me bomba dhe sulme ajrore.
“Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të na fshijnë historinë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve”.