Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e presidentit Ilir Meta brenda një berberhaneje. Foton e shkrepur, në të cilën Meta shfaqej i ulur në karrige, Hoxha e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, duke e ironizuar kreun e shtetit.
Me ironi gazetari shkruan se godina ku ndodhej Meta ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, duke shtuar se presidenti do ta dekoronte punonjësin që po e ndihmonte të kuronte pamjen e jashtme.
“I vetmi vend, ku komandanti i Përgjithshëm Forcave të Armatosura në rast lufte, Ilir Meta, del “rruar qethur”, edhe pse godina është e rrethuar nga Garda e Republikës, është ky tipi me gërshërë në dorë. Dhe sigurisht e meriton një dekoratë. Për vështirësinë e përmbushjes së detyrës por jo nga ato pas vdekjes,“-shkruan Hoxha.