Ilir Meta, në marrëzinë e tij të ditëve të fundit, ka vendosur të përdorë “baballarët e kombit”, vëllezëriut Frashëri, për politikën e ditës.
Atij i ka shkrepur në mëndje një ide brilante, që t’i dekorojë ata, a thua se vëllezërit Frashëri kanë nevojë për dekoratat e tij, për t’u vlerësuar për atë që kanë bërë për Shqipërinë.
Edhe pse rruga që të çon drejt fshatit të tre kolosëve të “Rilindjes Kombëtare” dergjet në kushte skandaloze, Meta ka rrugëtuar aty jo për rrugën por për dekoratat.
“Është një lumturi e veçantë të jem sot në Frashër, në këtë vend të shenjtë për kombin shqiptar, në djepin që përkundi me dije dhe atdhedashuri simbolet e përkryera të Rilindjes tonë Kombëtare, Frashërllinjtë e mëdhenj, Abdyl, Naim e Sami. Frashëri vezullon dritë kombëtare patriotike dhe qytetare në çdo kohë”, shkruan Meta në dedikimin që bën.
Vëllezërit Frashëri janë baballarët e kombit shqiptar dhe nuk kanë nevojë për dekorata qesharake të cilat nuk kanë asnjë vlerë, përpos përfitimit të krediteve politike.
Shembulli i tyre që tretën pasuritë familjare dhe jetën për Shqipërinë, as që ka të krahasuar me pushtetarët e sotëm.
E vetmja mënyrë për të nderuar kujtimin e tyre është që të përpiqesh të ndërtosh Shqipërinë e bukur që ata i shkruajtën gjithë jetën, duke mos e vjedh, duke mos e masakruar dhe duke punuar çdo ditë për të.
Nëse se bën dot, atëherë të paktën ato dekorata jepja dikujt tjetër që mbase mund t’i hyjnë më shumë në punë, pasi vëllezërit Frashëri çdo gërmë të tyre e kanë dekoratë më vete.