Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Një 17-vjeçar i identifikuar me inicialet L.Sh., banues në Delvinë u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, sepse në datën 14.02.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. T., 61 vjeç, me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se i riu ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.
Ndërsa 22-vjeçari i identifikuar me inicialet F.M., banues në Sarandë, u vu në pranga për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.