Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasit: F. K., 37 vjeç dhe F. Ç., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Gropat e Odries”, Njësia Administrative Odrie, Gjirokastër, janë konstatuar duke prerë pyje (dru). Materialet hetimore u referuan ne Prokurorine e Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.