Gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka bërë një premtim epik, nga ato që janë sade fare për t’u tallur e sidomos kur bëhet fjalë për modelin e LSI-së.
“Mbas zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të ketë një familje të qarkut tonë që s’do të ketë një person të punësuar”, ka thënë Tavo.
Në fakt modeli i LSI-së në Gjirokastër e administratën publike, ishte ai që një vend pune në shtet e ndanin për dy a tre veta. Thjesht në këmbim të votës i mbanin njerëzit peng. Nëse Tavo e ka fjalën për këtë model, ndoshta ia del vërtet që në një vend pune të fusë tre veta, duke e pjesëtuar një rrogë për tre persona. Pastaj kur fryhet administrata, i shkarkon Krenari me letër me vrimë. ©ArgjiroLajm.net