Prokuroria dhe policia kanë dhënë detaje ditën e sotme për arrestimet e bëra në Shqipëri. Sipas Donika Prelës, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë lëshuar 44 urdhër arreste, për vepra të ndryshme kriminale. Sipas saj, janë 4 grupe kriminale të goditura për vepra të ndryshme penale.
Janë sekuestruar 186 kilogramë morfinë, nga e cila do të dilte lëndë narkotike heroinë që kishte si destinacion Gjermaninë. Droga ishte e porositur nga grupi Avdyli në Shijak. Pjesë nga deklarata e Prokurorisë së Krimeve të Rënda:
Nga aktet e referuara fillimisht nga Komisariati i Policisë Kavajë ka pasur dyshime të arsyeshme se grupe trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali në vende të tjera.
Ndaj u kryen Përgjime në grupet që ushtronin veprimtari në disa qytete të ndryshme. Pjesëtarët e këtij grupi kryesonin dhe korrupsion në sektorë të ndryshëm, si në Hipotekë, bashki, etj.
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, është konkluduar se ka të dhëna të mjaftueshme për grupe kriminale që kanë vepruar ën disa shtete të tjera si Gjermani, Holandë, Turqi etj.
U dha masa e sigurisë me burg për 44 shtetas.
Sa i përket veprës penale të grupit kriminal janë provuar 13 episode të trafikimit të lëndës narkotike brenda vendit dhe Itali. Gjatë këtij operacioni u bë zbulimi i laboratorit të drogës në Kukës dhe janë arretsuar disa shtetas shqiptarë dhe të huaj. Sa i përket veprave penale që janë përfshirë, në fushën e prodhimit të lëndëve narkotike si grup dhe organizatë kriminale janë arrestuar 27 persona dhe janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.
Po kështu janë kapur dhe raste korrupsioni, korrupsion pasiv ndaj Arben Çuko. Po kështu, persona që vepronin me grupe të tjera kriminale në kudër të këtij hetimi kanë kryer vepra penale të falsifikimit të dokumenteve: Gjelind Ndoka, Arben Ndoka, Blendi Ndoka, Vasil Nika, Mimoza Loka, etj..