• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Politikani italian dikur shante shqiptarët, sot iu kërkon votën për të ardhur në pushtet (Deklaratat)

23/09/2022
Politikani italian dikur shante shqiptarët, sot iu kërkon votën për të ardhur në pushtet (Deklaratat)

Pak vjet më parë, nuk do të ishte shumë mirë të pyetej Matteo Salvini sa i përket shqiptarëve në Itali, çfarë duhej bërë me ta, apo edhe vetë faktit se nga integrimi në komunitet, mund të arrihej edhe një “ç’integrim” nga komuniteti. Kohët ndryshojnë gjithsesi. Edhe Salvini vetë ndryshon. Edhe qëndrimet e tija!

“I kërkoj shqiptarëve, t’i japin votën e tyre Partisë Lega, të zgjedhin ndershmërinë, rregullat dhe punën”, ka deklaruar ai në ditët e fundit të fushatës, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do të mbahen në Itali të dielën e 25 shtatorit. Një deklaratë, e cila ka habitur jo pak njerëz.

I njëjti Salvini, ose i ndryshmi, pak vjet më parë zhvillonte fushata të vërteta kundër komuniteteve të huaja në Itali. Sipas tij, në frymën e djathtë radikale, ishin pikërisht të huajt, të cilët po ia merrnin vendet e punës italianëve dhe po i linin ata në varfëri. Mes tyre, pa diskutim, edhe shqiptarët, prej të cilëve të shumtë me biznese të mëdha të ndërtuara me mund e djersë.

Një deklaratë shumë të fortë madje, e jepte edhe në vitin 2014, kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

“Bëjmë një shkëmbim?”, i shtronte ai pyetjen unionit, duke përfunduar se Shqipërinë, mund ta merrnin në gjirin e tyre dhe të dilte nga aleanca e vendeve të BE-së Italia.

Apo të shkonte pse jo, edhe aty sa të shprehte irritimin ndaj BE-së, e cila i jepte vendeve të Ballkanit fonde për t’u zhvilluar.

Nevoja bën të vetën dhe Salvini, do s’do, duhet të adaptohet. Këtë herë, duke ia hequr “fejesat” Shqipërisë dhe BE-së e duke vënë një “flirt” të tijin: Koha, na ka bërë të kuptohemi më mirë njëri me tjetrin. I kuptoi më në fund shqiptarët edhe dikush si Salvini…në periudhë parazgjedhore.

Related Posts

Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë
Lajme

Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë

05/07/2025
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit
Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit

05/07/2025
Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja
Lajme

Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja

05/07/2025
I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”
Lajme

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

05/07/2025
Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh
Lajme

Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

05/07/2025
Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi
Lajme

Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh, Parisi lejon qytetarët që të lahen në Senë

Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh, Parisi lejon qytetarët që të lahen në Senë

05/07/2025
Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë

Mbollën në mes të pyllit parcelën me 130 rrënjë kanabisi, shpallen në kërkim 2 vëllezërit në Mirditë

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al