• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Politikanët e plazheve: Përse e mbron pushteti shkeljen e ligjit?!

12/06/2020
Ujërat e zeza përfundojnë në det, plazhi i Sarandës braktiset nga pushuesit

Nga Ylli Pata

Prishjet e disa objekteve në plazhin e Velipojës bënë bujë për 48 orë, pasi patën edhe një polemikë të fortë ndërmjet disa kryebashkiakëve dhe ministrit të Brendshëm, Sander Lleshi.

Por ky konflikt u thellua edhe më shumë sot, kur në terren mbërritën kryebashkiakët, ku ajo që pati rolin e protagonistit ishte më shumë kreu i Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, por edhe kreu i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Po si qëndron problemi? IKMT me përforcim të Policisë nga Tirana, kanë prishur disa objekte-lokale që janë në pronësi të personave me emër dhe influencë politike në zonë.

IKMT zgjodhi në Velipojë tre objekte: njëri i takonte kreut të PD-së, njëri kreut të LSI-së së Shkodrës dhe tjetri një politikani socialist.

Këto prishje, më shumë sesa masive apo të përgjithshme, ishin selektive apo “simbolike”, një lloj veprimi që të tregojë më shumë sesa të bëjë.

Në Shkodër pati debat që përse u zgjodh kjo kohë, pasi mund të beheshin më herët, apo përse me kaq bujë.

Por ky veprim ka brenda dy gjëra që ja vlejnë të diskutohen; e para, që kemi të bëjmë me vendime të Bashkisë së Shkodrës të marra që në vitin 2017, të cilat nuk janë zbatuar, pra janë vendime prishjesh të firmosura nga Voltana Ademi, dhe tjetra është figurimi i personave politikë që zotërojnë objekte në zona plazhi, objekte që i kanë marrë jo si persona tregtarë, por si politikanë.

Voltana Ademi sot doli para mediave jo të kundërshtonte vendimet, pasi ato i kishte marrë vetë para disa vitesh, por shtroi pyetjen e mërzitur përse të bëhen tani, e më mirë do të ishte shtatori.

Po si sot, si më vonë, për një institucion si Bashkia që i ka nxjerrë vendimet, ҫfarë rëndësie ka?

Përse do të duhet zgjedhur koha për të kryer një operacion, i cili duhej kryer prej 3 vitesh?

Duket se ajo që ka shqetësuar më shumë sesa zbatimi i vendimeve, koha, mënyra apo edhe forma, janë personat që e kanë pësuar nga ky operacion. E përse?

Sepse janë persona politikë, sepse kanë një mandat që dikush tjetër nuk e ka dhe që ka përfituar nga mandati i tyre.

Fundja nëse kanë të drejtë, edhe nëse prishja ka qenë e parregullt, të shkojnë në gjykatë. Përse të bëhet gurgule publike?!

TemA

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tronditet Inter Miami dhe Argjentina, ndalet Leo Messi, e paqartë shkalla e dëmtimit

Tronditet Inter Miami dhe Argjentina, ndalet Leo Messi, e paqartë shkalla e dëmtimit

12/02/2026
Juve, kjo tabu e madhe për Inter, prej 2 vitesh nuk njohin fitore në derbin e Italisë

Juve, kjo tabu e madhe për Inter, prej 2 vitesh nuk njohin fitore në derbin e Italisë

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al