• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia në kërkim të Klaudias, 26-vjeçarja që po tmerron të moshuarit (Historia)

04/10/2020
Miratohet ligji i ri për policinë e burgjeve, rrogë njësoj si policia e rendit

Një vajzë me maskë dhe me thikë është kthyer në tmerrin e qytetarëve që jetojnë vetëm në shtëpi. Polici thotë se ka mundur të bëjë identifikimin e vajzës grabitëse pasi një ngjarjes së fundit kur vodhi një të grua të moshuar që jetnte vetëm.

Ajo quhet Klaudia dhe është 26 vjeçe.

Sipas burime pranë komisariatit numër 6, policia u vu në dijeni për grabitësen femër nga telefonata e një të moshuare që duke ju marrë fryma e duke ju dridhur zëri njoftoi “ një vajzë më plagosi. Kërkoi para “. Kur policia vrapoi në banesën e gruas , gjeti aty një atlete dhe një telefon, nga të cilët shkoi në gjurmët e grabitëses, të cilës më herët ja kishte hequr kapuçin nga koka e zonja e shtëpisë dhe kishte zbuluar se hajduti nuk ishte një djalë , por një vajzë e imët dhe e re në moshë.

Gazeta “Si” zbardh rrëfimin e gruas së sulmuar me inicialet I.K

“ Po rrija në shtëpi, dhe isha vetëm. Në orën 19.30 dëgjova që dera kryesore u hap me forcë dhe për pak minuta në dhomë hyri një vajzë me kapuç në kokë. Ajo mbante në dorë një thikë. Kërkoi t’i jepja lekët”

Gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e gruas ka qenë një skenë përleshjeje mes vajzës dhe të moshuarës e cila ka reaguar instinktivisht.

“‘ E kundërshtova e qëllova, edhe ajo më qëlloi , u përleshëm. I hoqa maskën nga koka dhe aty pashë që ishte vajzë. “

Në përleshje e sipër grabitësja e qëlloi me thikë të moshuarën duke e prerë në dorë dhe duke I shkaktuar plagë edhe në fytyrë. Pas përleshjes dhe zërave të gruas që thërriti për ndihmë, hajdutja është larguar, por në nxitim e sipër asaj i ka rënë përtokë celulari, në të cilin kishte të dhëna personale, fotografi të sajat dhe të familjes. Që ky numër I përkiste hajdutes së maskuar dhe aktualisht në kërkim u konfirmua nga familja e saj. Mes pyetjeve të thjeshta agjenti e pyet babain e vajzës se çfarë numri ka vajza juaj dhe ai I përgjigjet duke I treguar numrin dhe markën e aparatit që përkojnë me telefonin e humbur në banesën ku u tentua të grabitej

Policia tha se gjatë përleshjes me të moshuarën 26 vjeçares i doli nga këmba edhe një atlete, për të cilën sërish I ati tregon se kur vajza u largua për kafe kishte veshur një palë atlete dhe ishte sport. Por kjo është ndihma që burri ka dhënë pa e ditur për provat që ishin gjetur në banesën e të moshuarës, ndërsa ai insiston se të bijën që është larguar pa adresë ja rrahën pasi tentuan ta vidhnin. Por ky version është thjesht një alibi e pabazuar pohoi një burim.

Veç këtyre të dhënave , agjentët kanë plotësuar një mal me letra duke administruar edhe rrëfimet e familjarëve të tyre, që kanë treguar se si vajza I kishte njoftuar se ishte në spital dhe se si I kishte telefonuar kushëririt që ta dërgonte deri në autostradë.

I ati

“Deri në orën 18:00 ime bijë qëndroi në lokal me mua. Nga një numër I huaj që nuk e njoh ajo më telefonoi dhe më tha se nuk ndjehej mirë dhe se kishe shkuar në një spital privat H. Ime bijë kishte telefonuar gruan si fillim, e cila e gjeti të shtrirë dhe të gjakosur në lulishten e spitalit . I ka thënë “më kanë rrahur”.

Sipas dëshmisë së burrit e bija ka treguar ajo ishte zënë më një grua e cila i kishte kërkuar lekët

“Mora nipin dhe I thashë të çonte me makinë në rrugën ku vajza tha se I kishin kërkuar lekët. Kur u afruam aty pamë tre persona dhe për të shmangur ndonjë konflikt u kthyem pas” shton më tej I ati që siç duket në tentativë për ta mbrojtur të bijën hajdute hedh akuza ndaj të moshuarës duke ngritur alibinë se ajo mund të ketë qenë hajdutja

I pyetur nga policia burri pretendon se ndërkohë bashkëshortja e dërgoi vajzën në spitalin ushtarak dhe se kur ai shkoi për ta takuar nuk e gjeti aty.

Sipas burimeve policia ka tentuar nga ana e saj të hedhë dritë mbi sjelljen e 26 vjeçares dhe pasi ka pyetur familjarët ka kuptuar se hajdutja e maskuar largohej shpesh nga shtëpia pa dhënë shpjegime

“Vajza kishte veshur atë natë një bluzë ngjyrë portokalli, është vajza e vogël e shtëpisë. Kur shkova në spitalin ushtarak aty më thanë se nuk ka asnjë person me emrin Klaudia të shtruar “

A mund të na thoni pyet agjenti I policisë se përse jot bijë u largua nga lokali ku qëndronit bashkë?

I ati e justifikon : u ngrit duke treguar se po shkonte për një kafe tek Astiri. Kur e morra në telefon pak më vonë telefoni dilte fikur derisa vajza më mori vetë. / Gazeta Si

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al