Dy të rinj në Vlorë nuk i kanë ndaluar postobllokut të policisë. Mesohet se dy të rinjtë po transportonin me mjetin e tyre 8 sirianë. Atyre iu është bërë shenjë të ndalojnë në aksin Vlorë-Babicë, por nuk e kanë zbatuar thirrjen e policisë. Ndërkohë që më pas kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, ndërkohë që shtetasit sirianë ndodhen në komisariatin e Vlorë.