Policia greke ka sekuestruar 18 kg kanabis, e cila transportohej nga një automjet në fshatin Koskë, vetëm pak kilometra nga kufiri me Shqipërinë. Sasia e kanabisit, ecila mendohet se ka hyrë nëpërmjet kufirit shqiptar, është zbuluar në depozitën e karburantit të automjetit nga qeni antidrogë i policisë greke.