Policia e Gjirokastrës zbardh të tjera detaje nga ngjarja në Këlcyrë. Përmes një njoftimi për mediat, thuhet se shtetasi francez kishte kanosur me fjalë bashkëjetuesen e tij, shtetasen shqiptare me inicialet E.B. Pas kontrollit në banesë, policia gjeti një armë zjarri. Në përfundim të veprimeve nga policia, shtetasi francez po hetohet në gjendje të lirë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza.
Njoftimi
Në vijim të ngjarjes së ndodhur në datën 22.06.2020, ku në fshatin Ballaban, Këlcyrë, në banesën e shtetasit M.A. u gjet një armë zjarri si dhe ky shtetas kishte kanosur me fjalë bashkëjetuesen,shtetasen E.B., në përfundim të veprimeve të para hetimore u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Përmet për veprat penale ‘’Armëmbajtja pa leje” dhe ‘’Kanosja’’. Ky shtetas është shoqëruar nga shërbimet e policisë dhe në përfundim të veprimeve me urdhër të Prokurorit po ndiqet në gjendje të lirë.