Policia e Gjirokastrës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar pak pasi trupat e pajetë të elektricistëve Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj u nxorrën nga ujërat e lumit Drino.
Gjirokastër/Informacion paraprak/ Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër. Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se elektricistet kanë qenë duke inspektuar në zonën lindore të luginës, pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Avaria është konstatuar në fshatin “Asim Zenelaj” dhe për këtë qëllim kanë shkuar për të ndërhyrë. Si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në rrjedhën e lumit në thellësi, ndërkohë që dy elektriçistët nuk kanë mundur dot të dalin. Pas disa orësh u desh ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur mëngjesin e sotëm të trupave të pajetë të elektricisteve.
©argjiroja.net