• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Policia, duart lart…”, momenti kur arrestohen 4 persona në Sarandë. Morën peng dhe rrahën brutalisht një 39-vjeçar (VIDEO)

22/01/2023
“Policia, duart lart…”, momenti kur arrestohen 4 persona në Sarandë. Morën peng dhe rrahën brutalisht një 39-vjeçar (VIDEO)

Një person është rrëmbyer ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 39-vjeçari me emrin Gentian Omeri është rrëmbyër nga 3 vëllezër me emrat Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj dhe Alfred Ndoj si dhe nga dy djemtë e Astrit Ndojit, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj. Këta persona janë kanë rënë në pranga të gjithë përveç Alfred Ndojit, i cili ka mundur që të arratiset në drejtim të paditur.

Shkaku i rrëmbimit të 39-vjeçarit Omeri është bërë për motive të dobta, pasi më datë 19 këta persona kanë përplasur me dashje mjetin që drejtonte Omeri. Më pas e kanë dhunuar atë dhe e kanë lidhur brenda në makinë duke e mbajtur për disa orë dhe më vonë e kanë lënë të dhunuar në rrugë. I dhunuari është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka pasur dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit, thyerje të njërit gisht.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pengmarrja”, për zbardhjen e një ngjarjeje kriminale në fushën e krimeve kundër personit. Operacioni u zhvillua nga Forca Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës. Rrëmbyen një shtetas, e mbajtën me forcë në automjetin e tyre, e plagosën rëndë atë, me sende të forta dhe e lanë pa ndjenja, në rrugë, Policia identifikon dhe vë në pranga, brenda pak orësh, 4 autorët e dyshuar, njëri prej tyre me precedent kriminal. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Më datë 19.01.2023, rreth orës 01:00, salla operative Sarandë ka marrë njoftim se disa shtetas po ndiqnin me automjet shtetasin G. O. dhe po i rrezikohej jeta prej tyre. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi, duke shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar në rrugën e fshatit Xarrë, shtetasin G. O., të plagosur rëndë fizikisht, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet aktualisht, nën kujdesin e mjekëve. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pengmarrja”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, brenda pak orësh është bërë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar të saj.

Në vijim të veprimeve dhe ndjekjes të pandërprerë nga shërbimet e Policisë, rreth orës 04:00, u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar, konkretisht e shtetasve: P. N., 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), A. N., 21 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. N., 21 vjeç (të afërm të njëri-tjetrit), të gjithë banues në fshatin Shëndelli, Sarandë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim shtetasit A. N., 39 vjeç, banues në Shëndelli, Sarandë. Vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte shtetasi G. O., të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Mjeku shqiptar në Turqi zbulon historinë e trishtë të kolegut: Humbi gjithë familjen
Lajme

Mjeku shqiptar në Turqi zbulon historinë e trishtë të kolegut: Humbi gjithë familjen

06/02/2023
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti
Kryesore

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

06/02/2023
Dy operacione anti-drogë në Athinë, arrestohen tre shqiptarë
Kryesore

Dy operacione anti-drogë në Athinë, arrestohen tre shqiptarë

06/02/2023
Skuadra shqiptare e mundjes i shpëton tërmetit në Turqi: Vetëm hoteli ynë mbeti në këmbë
Lajme

Skuadra shqiptare e mundjes i shpëton tërmetit në Turqi: Vetëm hoteli ynë mbeti në këmbë

06/02/2023
Lista e sekreteve që nuk na e marrin dot
Blog

Lista e sekreteve që nuk na e marrin dot

06/02/2023
60-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë
Kryesore

Ngjarje e rëndë/ Shkëputet ashensori, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve

06/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Mjeku shqiptar në Turqi zbulon historinë e trishtë të kolegut: Humbi gjithë familjen

Mjeku shqiptar në Turqi zbulon historinë e trishtë të kolegut: Humbi gjithë familjen

06/02/2023
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti

06/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al