Zbardhet dëshmia e efektivit të Shqiponjave, N.H përpara trupit gjykues ku është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë “arrest me burg”. Burime bëjnë me dije se Hajdaraj është shprehur i penduar gjatë dëshmisë së tij. Ai ka kërkuar të pranishëm në seancë familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, për t’i kërkuar falje për vrasjen e djalit të tyre. Në ekspertizën e kryer nga prokurori i çështjes ka rezultuar se në armë nuk janë gjetur gjurmë gishtash çka e bën të pamundur përcaktimin nëse arma i përket apo jo Rashës. Pritet tashmë të kryhet një tjetër ekspertizë për të verifikuar këtë dyshim.