• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Polakët “rikthehen” në Shqipëri, agjencitë turistike nisin ofertat për paketa pas 15 korrikut

02/07/2020
Polakët “rikthehen” në Shqipëri, agjencitë turistike nisin ofertat për paketa pas 15 korrikut

Agjencitë polake kanë rinisur shitjen e paketave turistike që përfshijnë bregdetin shqiptar duke lajmëruar se pas 15 korrikut do të ketë fluturime dhe udhëtime me autobus.

Nga një vështrim i faqeve polake që kryesisht kanë sjellë turistë në vendin tonë vitet e shkuara ka nisur promovimi i destinacioneve të tilla si Ksamili dhe Durrësi me paketa all inclusive ose bed and breakfast (hotel dhe mëngjes) që nisin nga 280 euro e arrijnë deri në 500 euro për 9 ditë qëndrim.

Rinisja e shitjes së paketave erdhi vetëm një ditë pasi Bashkimi Europian rekomandoi hapjen e kufijve për disa vende që nuk janë pjesë e BE. Shqipëria edhe pse e penalizuar lidhur me udhëtimin drejt BE të paktën sa i takon politikave të ndërmarra nga ana e Polonisë është trajtuar si një vend ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë dhe pas kthimit nuk do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë 14 ditore.

Agjencitë konfirmojnë se ka interes për Shqipërinë dhe Malin e Zi ashtu sikurse ka edhe për Greqinë dhe Turqinë të cilat kanë qenë destinacione të konsoliduara të tregut polak ndër vite. Në 2019 polakët shënuan rënie të shifrave sa i takon vizitorëve në venin tonë e argumentuar vitin e shkuar me faktin se Shqipëria ishte bërë e shtrenjtë.

Karantina pas kthimit nga pushimet shihet si një pengesë për turoperatorët outgoing pasi janë vetë turistët që refuzojnë të shkojnë në destinacione ku kthimi do të shoqërohet me izolim. Kjo është arsyeja pse disa agjenci të tjera nuk kanë fokusuar vëmendjen në paketat turistike të Shqipërisë. Në faqen e Apollo që ka edhe grupin e turistëve nordikë që kanë vizituar Shqipërinë nuk ka oferta të minutës së fundit që përfshijnë bregdetin shqiptar. Të paktën ato që dominojnë janë ofertat për në vendin fqinj si Greqia.

Turizmi këtë vit pritet të ketë një ecuri të dobët duke u fokusuar kryesisht tek ai vendas dhe ai tokësor që vjen në pjesën më të madhe nga Kosova. Në vitin 2019 numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë ishte 6.4 milionë duke u rritur me 8,1 %, në krahasim me vitin 2018.

Gjatë vitit 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra kishte rritjen më të madhe me 18,2 % ndërsa uljen më të ndjeshme Polonia me 13,9 %. Vitin e shkuar ishin mbi 132 mijë vizitorë nga Polonia ndërkohë që nga Kosova ishin 2.24 milionë vizitorë.

Related Posts

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Lajme

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

13/07/2025
Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë
Lajme

I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

13/07/2025
Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al