Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka qenë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër në një prej restoranteve në zonën e Pazarit duke kërcyer me një grup turistësh të huaj.
Vallja e përzgjedhur ishte pogonishtja. Më herët gjatë mbrëmjes ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të teatrit “Zihni Sako”, ndërsa gjatë së shtunës do të kryesojë Komisionin e Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull. Shihni pamjet më poshtë.