Dimri i vitit që lamë pas ka qenë i butë dhe sikurse sinoptikanët e kishin prashikuar u karakterizua nga temperatura më të larta se normalja. Por duket se ditët e para të vitit të ri nuk do të mbeten në të njëjtat vlera.
Sinoptikanët parashikojnë ulje temperaturash dhe reshje dëbore në zonat verilindore të vendit. Në vlerat e tyre mesatare temperaturt do të luhaten si në vijim.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -4/2°C
Zonat e ulëta 1/11°C
Zonat bregdetare 4/11°C
Ditën e mërkurë masa ajri të ftohta arktike do të afrohen në vendin tonë. dhe te premten ato do te behen me prezente. Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë reshje shiu.