• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po vijnë zgjedhjet lokale, 5 kandidatët e mundshëm të PS-së për Gjirokastrën

29/08/2018
Po vijnë zgjedhjet lokale, 5 kandidatët e mundshëm të PS-së për Gjirokastrën

Vjeshta ka për të qenë një sezon i nxehtë politik. Këtu nuk është fjala vetëm për zhvillimet me reformën në drejtësi, arrestimet e ‘peshqve të mëdhenj’, mbërritjes se ambasadorit të ri amerikan, skandaleve qeveritare që do të denoncohen nga opozita apo protestave. Po vijnë zgjedhjet lokale. Partitë nisin të piketojnë kandidatët me të cilët do të kërkojnë votat e shqiptarëve, si dhe fillojnë gjithashtu një fushatë të ‘fshehtë’ në zonat përkatëse.

ArgjiroLajm.net do të publikojë herë pas here listat me kandidatët e mundshëm për 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër. Natyrisht që këto emra nuk janë definitive pasi deri në zyrtarizimin e listave do të rrjedhin shumë ujëra. Por sidoqoftë janë persona që përfliten në korridoret e politikës e medias, qoftë në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal. E nisim sot me kandidatët e mundshëm të Partisë Socialiste për Bashkinë Gjirokastër. Janë 5 emra, që ka gjasa të nominohen nga socialistët për bashkinë më të madhe të qarkut.

Lindita Rova — Prej vitit 2013 është në krye të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës. Mbase socialistët kërkojnë të zëvendësojnë Zamira Ramin me një femër tjetër, jo larg staturës së kryebashkiakes aktuale.

Armand Hilaj — Drejton Këshillin e Qarkut Gjirokastër prej shtatorit 2015. Zërat në qytet thonë se ai s’e fsheh ambicjen për t’u bërë kryetar bashkie. Idenë se mund të jetë ai kandidati, Hilaj e komunikon jo vetëm në rreth miqsh, por edhe në takime të tjera më të gjera. Nëse ndodh kështu dhe zgjidhet kryetar bashkie, me siguri që fshati i tij, Asim Zeneli, do të përfitojë më shumë investime sesa thjesht një riasfaltim rruge që ai i dha si kryetar i Këshillit të Qarkut.

Odise Kote — Për një kohë të gjatë ka qenë dyshi në Bashkinë Gjirokastër. Dyshi i Flamur Bimes dhe pastaj i Zamira Ramit. Mbase 2019-a është viti i tij për t’u bërë njëshi në atë institucion. Kote drejton degën rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër, detyrë që e mori pasi u refuzua nga Rama për postin e prefektit të qarkut.

Ismail Zeko — Drejtori fjalëpak i Postës Shqiptare në Gjirokastër është një ‘socialist race’ që vjen nga radhët e strukturave të partisë. Në maj 2016 ai humbi me pak vota garën përballë Flamur Golemit për të drejtuar PS-në. Ka qenë një nga njerëzit kyç të PS-së në shumë palë zgjedhje.

Ornela Çuçi —Zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit mund të jetë surpriza e Ramës për socialistët dhe demokratët e Gjirokastrës. E re në moshë, por me përvojë në qeverisjen lokale dhe atë qëndrore, ajo do të ishte një prej shumë femrave të tjera që kreu i PS-së ka piketuar të çojë në 61 bashkitë e vendit.

Natyrisht që këto janë vetëm 5 emra të mundshëm. Në vjeshtë dhe muajt e ardhshëm do të ketë shumë zhvillime dhe deomos që në skenë priten personazhe të rinj. Lobimi, pazaret dhe aleancat do të ushtrojnë ndikimin e vet derisa të zyrtarohet kandidati i socialistëve për Bashkinë Gjirokastër. Të presim!

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

Imuniteti Ballukut, Kuvendi mblidhet më 23 shkurt

16/02/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Dënimi me 2 vite burg, Beleri çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

16/02/2026
5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun
Kryesore

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

16/02/2026
Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Lajme

Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

16/02/2026
Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Kryesore

Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai

16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Kryesore

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al