Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin K. P. 55 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Procedimi penal ndaj tij u krye pasi është konstatuar duke prerë dru, në gjirin e Kakomesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.