• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po planifikoni të shkoni në Gjermani? Mësojini më parë këto ligje të pazakonta atje

11/09/2020
Po planifikoni të shkoni në Gjermani? Mësojini më parë këto ligje të pazakonta atje

Bota është plot me ligje të pazakonta, siç përshembull ajo që është e ndaluar të përtypni çamçakëz në Singapor nëse nuk keni rekomandim nga një mjek. Nuk lejohet të pështyrit, shfrimi i hundëve apo urinimi në vende publike.

Në Sri Lanka, ju mund të ndëshkoheni nëse vendosni të bëni një selfie me një statujë të Budës, apo që në shumë shtete të Karaibeve, të tilla si Barbados, Shën Lucia dhe Shën Vincent, ndalohjet veshjet maskuese. Edhe fëmijët nuk duhet të veshin asoj rrobashj.

Por ka edhe ligje të pazakonta shumë më afër; ju nuk keni nevojë të shkoni në një kontinent tjetër – mjafton të udhëtoni në Gjermani:

Vrasja e grerëzave

Nëse vrisni një grenzë, gjermanët mund t’ju gjobisin rëndë. Kjo, pavarësisht nëse jeni apo jo alergjik ndaj tyre.

Ecja me biçikletë

Ecja me biçikletë nën ndikimin e alkoolit (1.6 përqind ose më shumë) nuk lejohet në Gjermani. Nëse uleni në dy rrota e keni rrëkëllyer ndonjë gotë, ju mund të humbni patentën tuaj të shoferit dhe madje të bëni një test të vlerësimit psikologjik.

Ata që dështojnë në prove, duhet të provojnë për vite me radhë se janë të shëndetshëm mendërisht para se të marrin përsëri patentën e shoferit.

Jo në protest me maskë

Nëse vendosni të protestoni në Gjermani, mos e bëni me maskë në fytyrë sepse është e ndaluar me ligj. Nëse policët e maskuar ju shohin, ata mund t’ju arrestojnë.

Jastëkët luftarakë

Jastëkët mund të konsiderohen një armë potenciale ose pasive, shkruan Thelocal.de – ashtu si një jelek antiplumb, një armë e përdorur për vetëmbrojtje. Prandaj, nëse po filloni një luftë me jastëkë në Gjermani, zgjidhni të butë në mënyrë që dikush të mos ju akuzojë për sulm.

Mu në dritare

Në Gjermani, çdo zyrë duhet të ketë një dritare në mënyrë që punonjësit të kenë ajër të mjaftueshëm. Kjo është gjithashtu në përputhje me të drejtat e punonjësve të cilët lejohen të punojnë vetëm në një mjedis të sigurt.

Ndalimet e së dielave

A keni fqinjë që bëjnë stërvitje të dielave? Epo, në Gjermani nuk duhet të ndodhë me ju sepse është e paligjshme. Përveç kësaj, është e ndaluar të hidhni shishe në koshat e riciklimit kur ju pëlqen – kjo nuk rekomandohet në kohën e pushimit.

Refuzimi i pastrimit të oxhaqeve

Pastruesit e oxhaqeve në Gjermani e kanë më të lehtë të hyjnë në shtëpi sesa policia, sipas Thelocal.de, sepse ligji parashikon që qytetarët nuk duhet t’u ndalojnë atyre hyrjen. Bukur, apo jo?

Sidomos nëse doni të spiunoni dikë, siç bëri Hitleri. Për Rajhun e Tretë, çdo pastrues oxhaqesh kishte shtëpi të caktuara për të cilat ai ishte përgjegjës dhe detyrimi i tij ishte të raportonte aktivitete të paligjshme nga qytetarët.

Jo këndimi të vargut të parë të himnit

Das Lied der Deutschen (“Kënga e gjermanëve”) është himni kombëtar, i njohur në botë si Deutschland, Deutschland über alles, i cili është i pari nga vargjet e shkruara nga August Heinrich Hoffmann von Fallersleben në 1841.

Por meqenëse Partia Naziste e Hitlerit përdori këngën në përputhje me ideologjinë e saj dhe interpretoi vargun e parë si “Gjermania duhet të sundojë mbi të gjithë botën”, është e ndaluar ta përdoret për shkak të konotacionit negativ.

Megjithëse gjermanët nuk donin ta refuzonin këngën sepse ajo u krijua fillimisht në dëshirën për demokraci, ata e mbajtën atë si himn kombëtar, por lanë vetëm strofën e tretë.

Related Posts

Avokati zbardh bisedën me Fatos Nanon në burgun e Tepelenës para se të largohej me helikopter
Pikante

50 sekretet e jetës së Fatos Nanos!

03/11/2025
Ja batuta epike e Fatos Nanos për kapitalizmin në vitin 1987
Pikante

Ja batuta epike e Fatos Nanos për kapitalizmin në vitin 1987

31/10/2025
Nusja vret veten sepse familja e burrit e kritikoi se fustani i nusërisë ishte ‘provokues’
Pikante

Nusja vret veten sepse familja e burrit e kritikoi se fustani i nusërisë ishte ‘provokues’

28/10/2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Lajme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21/10/2025
Indeksi i Pasaportave 2025: SHBA jashtë top 10, Greqia ngjitet në vendin e 6‑të, Shqipëria në vendin e 43‑të
Pikante

Indeksi i Pasaportave 2025: SHBA jashtë top 10, Greqia ngjitet në vendin e 6‑të, Shqipëria në vendin e 43‑të

17/10/2025
2004 me Greqinë, 2025 me Serbinë — festë madhështore në Shqipëri
Pikante

2004 me Greqinë, 2025 me Serbinë — festë madhështore në Shqipëri

12/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sinjal nga Alaudini dhe Jonida? Postimi që zbulon diçka të madhe për “Big Brother VIP Kosova”!

Sinjal nga Alaudini dhe Jonida? Postimi që zbulon diçka të madhe për “Big Brother VIP Kosova”!

04/11/2025
VIDEO/ U fut nga stoli, sulmuesi shqiptar e bën “sefte” me Legian dhe i heq fitoren nga “duart” Shehut & CO

VIDEO/ U fut nga stoli, sulmuesi shqiptar e bën “sefte” me Legian dhe i heq fitoren nga “duart” Shehut & CO

04/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al