• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po ndërtonin tre objekte pa leje në Palasë, 11 persona në pranga, investitori shpallet në kërkim

29/10/2021
Po ndërtonin tre objekte pa leje në Palasë, 11 persona në pranga, investitori shpallet në kërkim

11 persona janë vënë në pranga në Palasë të Himarës ndërsa është shpallur në kërkim investitori pasi po ndërtonin pa leje tre objekte.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se në fshatin Palasë, Dhërmi, po kryheshin ndërtime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e tri objekteve pa leje. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve: F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë“, thotë policia.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e investitorit të ndërtimeve (V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë). Nën hetim janë vënë 2 specialistë të IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. “U proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie“, thotë policia.

Të arrestuarit e punësuar nga investitori, po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al