• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po kthehej nga Belgjika me avion, i riu nga Lazarati kapet në Rinas (VIDEO)

07/11/2019
Po kthehej nga Belgjika me avion, i riu nga Lazarati kapet në Rinas (VIDEO)

Nje 30-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si pjesë e grupit të Lazaratit. Ai është ndaluar nga Policia kufitare e Rinasit e cila kishte marrë informacion nga zyrat e Intepol Tirana se Brahimi po vinte me avion nga Belgjika drejt Rinasit, ku mund të prezantohej me dokumente false.

Arrestimi i tij është bërë në momentin e zbritjes nga avioni. Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shkëmbimi i informacionit mes Intepol Tirana dhe Policisë Belge çon në pranga një 30 vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Në orët e mbrëmjes, Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumenta të falsifikuara, menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni bëri arrestimin e shtetasit shqiptar B.B., 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu po për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Related Posts

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin
Kryesore

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

30/06/2025
Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie
Kryesore

Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie

30/06/2025
Dogjën kullota dhe ullishte në Sarandë e Vlorë, ja kush janë dy piromanët e arrestuar
Kryesore

Punonte me saldim, por dogji një sipërfaqe toke në Arshi Lengo, nën hetim 56-vjeçari

30/06/2025
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur

30/06/2025
Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)
Kryesore

Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)

30/06/2025
Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)
Kryesore

Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

30/06/2025
VIDEO/ Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

VIDEO/ Zhgënjim total i Interit, Fluminense “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al