Policia ka nisur hetimet ndaj pronarit të një lokali në Sarandë. Bëhet me dije se në lokalin e tij po kryheshin punime pa leje. “F. M., 41 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje, në lokalin e tij”, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.