Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali. Mediat vendase raportojnë se Hazbi Hajdini u përplas nga një makinë tip Fiat Fiorino, pak metra larg shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ndërsa 53-vjeçari po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në momentin kur u përplas nga automjeti. Lëndimet e marra nga përplasja ishin shumë të rënda. Me gjithë përpjekjet e mjekëve ai humbi jetë në spitalin Maggiore në Bolonja.