Një njoftim ka mbërritu në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku një qytetar ka telefonuar efektivët për të denoncuar faktin se ishte qëlluar me armë zjarri teksa po ecte në qytet. 27-vjeçari me iniciale M.F, 27 vjeç, pretendon se teksa po ecte në këmbë është qëlluar me armë nga një makinë që po qarkullonte në zonë. Megjithatë fatmirëisht as ndaj tij dhe as ndaj kalimtarëve të tjerë nuk janë shkaktuar dëme. Ndërkohë që Policia e Shtetit me të marrë njoftimin shkuan në vendngjarje dhe kanë nisur punën për të kapur autorin, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit .
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.