• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plazhet e jugut, me rrugë më të shkurtra vitin e ardhshëm (VIDEO)

14/11/2020
Plazhet e jugut, me rrugë më të shkurtra vitin e ardhshëm (VIDEO)

Punimet për ndërtimin e By Pass-it të Vlorës janë intensive, të favorizuara edhe nga moti i mirë.

Saga e gjatë 8 vjeçare për hapjen e 29 kilometrave të këtij aksi që lidh rrugën Levan-Vlorë me Orikumin, mbaron vitin e ardhshëm, përpara nisjes së sezonit turistik.

Autoritetet shqiptare presin që fundi i punimeve të jetë në Mars. Drejtori i Kantierit të By Pass-it Ilir Lamaj, nuk e përjashton, por siguron se rruga është gati në nisje të verës edhe nëse do të ketë ngjarje të paparashikuara.

“Rruga do të jetë gati për sezonin turistik, punimet janë duke ecur mirë”, tha Ilir Lamaj, drejtor i kantierit, By Pass-i i Vlorës.

Aksi është i rëndësishëm jo vetëm për t’i dhënë një hov zhvillimit të turizmit në pjesën e jugut të vendit, ku koha për të arritur në qafën e Llogarasë shkurtohet ndjeshëm, por edhe për të eiminuar trafikun që krijohet në qytetin e Vlorës. Në kilometrin e 7-të, rruga do të lidhet dhe me pjesën e segmentit të Bregut të Lumit i cili lidh By Passin me fshatrat turistikë pas Llogarasë.

“Këtu ku jemi, në kilometrin e 7 aksi merr një impakt shumë të rëndësishëm në zhvillim se lidhet dhe me rrugën e Bregut të Lumit që është një tjetër aks i rëndësishëm e po ashtu zgjidh njëherë e mirë trafikun në Vlorë”, tha Lamaj

“Ka impakt të madh për ne, na shkurton distancat dhe na hap rrugë për tregti e turizëm.”

Kompania që po kryen punimet ka shtruar 11 kilometra me asfalt e po punon për shtrimin e 5 kilometrave të tjerë të cilat janë gati në fund të muajit. Puna më e vështirë është ajo e ndërtimit të 5 urave, të cilat konsiderohen vepra arti. Ura 1 dhe 5 kanë përfunduar, ndërsa dy të tjera pritet të jenë gati në gjysmën e parë të Janarit.

“Po hapim skarpatat, dy ura janë thuajse të përfunduara dhe po punojmë te të tjerat.”

95% e gjurmës së rrugës është hapur, ndërsa janë kryer mbi 50% të punimeve të rrugës. E gjithë vepra kushton 35.8 milionë euro, ku një pjesë është grant i Bashkimit Europian dhe shumica e fondit kredi e butë nga BERZH.

Punimet në këtë rrugë nisën në 2012-n, por problemet që pati kompania Serenissima e cila u kontraktua fillimisht për ndërtimin e segmentit, bënë që autoritetet të ritenderonin dhe njëherë projektin. Punimet nisën sërish në fund të vitit 2018./ Tv Klan

Related Posts

Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

Imuniteti Ballukut, Kuvendi mblidhet më 23 shkurt

16/02/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Dënimi me 2 vite burg, Beleri çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

16/02/2026
5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun
Kryesore

5 propozimet kryesore të PS/ Rama: Nuk cenohet gjyqësori. Nisma nuk lidhet me Ballukun

16/02/2026
Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Lajme

Nga Blendi Fevziu te Geri Çipi, kush janë anëtarët e rij të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

16/02/2026
Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai
Kryesore

Vrasja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Greqi, në dhomën ku ndodhi krimi ishte dhe shqiptari Alket Rizai

16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!
Kryesore

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al