• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plas skandali te Konsullata shqiptare në Selanik, punonjësi rreh qytetarët: Do t’ju thyej brinjët, legenë, dilni jashtë

23/02/2021
Plas skandali te Konsullata shqiptare në Selanik, punonjësi rreh qytetarët: Do t’ju thyej brinjët, legenë, dilni jashtë

Denoncohet me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, i cili rreh dhe ofendon qytetarët.

“Do t’ju thyej brinjët. Hajde këtu mo legen. Pse u fute këtu, dil jashtë” janë disa nga fjalët që përdor z.Renald Ndoni, Oficeri i Kontaktit i Shqipërisë në Konsullatë, ndaj një qytetari dhe qytetareje.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua zonja Elona Hysa, e cila është edhe avokate në Selanik të Greqisë. Ajo thotë se është dhunuar brenda ambienteve të Konsullatës, ndërsa është tërhequr zvarrë për të dalë jashtë. Për të gjitha akuzat, ajo ka edhe regjistrime audio dhe video, ku duken pikërisht veprimet e z.Ndoni, i cili në një moment shtyn nga shkallët edhe vëllanë e denoncueses. Elona dhe vëllai i saj kanë denoncuar rastin për hetime administrative dhe penale, por prej 1 viti nuk është bërë asnjë veprim nga drejtësia shqiptare.

Të “fortët” e Konsullatës në Selanik

Në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare u ankua Elona Hysa, avokate shqiptare në Selanik. Ajo pohon se zyrën e ka rreth 100 metra afër Konsullatës Shqiptare në Selanik. Përveç avokatisë, ofron edhe shërbime përkthimi, noterizimi, aplikime pasaportash. Konsullata ndodhet në një qendër tregtare, ndërkohë që avokatja caktoi vëllanë e saj, Elson Hysa, në hyrje të godinës që të reklamonte zyrën. Pohon se nga puna klientela iu rrit. Ajo pohon se në adresë të zyrës së saj kanë filluar shqetësimet e para që kanë filluar në fund të vitit 2019 e deri në ditët e sotme nga të “fortët” e Konsullatës në Selanik. Ajo pohon se kanë tentuar në çdo mënyrë për ta larguar vëllanë e saj që qëndronte në katin 0 të qendrës tregtare. Sipas saj, në datën 14 shkurt 2020, konsulli Arqile Sote, bashkë me një person tjetër e kanë akuzuar vëllanë e saj se nxjerr pasaporta false dhe e kanë kërcënuar se do t’i mbyllte zyrën. Ajo thotë se ka shkuar në zyrën e Konsullit, por ai e ka nxjerr jashtë. Më tej pohon se në datën 24 shkurt 2020, punonjësi i konsullatës, i zyrës së kontaktit, z.Ronald Ndoni iu afrua vëllait dhe i kërkoi të largohet menjëherë nga vendi ku qëndronte. “E shtyu atë nga krahët dhe kur vëllai refuzoi të largohej ai e kërcënoi duke i thënë ‘po hajde mo legen se do t’i thyej brinjët’. ‘Akoma këtu je, do të hedh nga shkallët e do t’i thyej brinjët’. Ashtu dhe bëri” thotë Hysa. Ajo i vuri në dispozicion redaksisë së emisionit “Fiks Fare” një video, ku dukej z.Ndoni teksa ofendonte dhe shtyu qytetarin nga shkallët.

“Dil që këtuuuu”, si u dhunua qytetarja në Konsullatë

Pas dhunës ndaj të vëllait, denoncuesja shkoi fillimisht në policinë greke dhe më pas në Konsullatën Shqiptare për t’u sqaruar me z.Renald Ndoni. Ajo futet normalisht brenda zyrave dhe i kërkon këtij personi që të dalë te dera dhe të sqaroheshin, pasi policisë greke nuk i lejohej. Pohon se lajmëroi punonjëset se do të futej brenda dhe shkoi te zyra e z.Ndoni. Thotë se sapo e pa, filloi t’i bërtiste. “Sa më pa filloi të më bërtiste dhe të më thoshte ‘kush të la ty të futesh brenda, dil jashtë’ dhe toni i tij ishte i lartë dhe zëri i egër. Ai në këtë moment është ngritur nga vendi ku ishte, ka ardhur drejt derës dhe më kapi mua nga krahët, njëkohësisht më goditi në faqen e majtë me grushte. Ai pas kësaj më ka përplasur në muret e korridorit të Konsullatës dhe më shqelmoi duke u munduar të më nxjerrë jashtë. Unë në gjendje shokuese dhe pa ndihmë, kam bërtitur dhe ulëritur duke kërkuar ndihme policisë greke që ndodhej jashtë derës të Konsullatës ” thotë ajo. Në regjistrimin e bisedës ndodh pikërisht ajo çka denoncoi Elona, teksa fillimisht ajo përshëndet z.Ndoni. Ky i fundit, i kërkon llogari me zë të lartë se kush e lejoi të futej brenda. Më pas, i bërtet fortë dhe e kërcënon. Elona bërtet dhe kërkon ndihmë, fillimisht te punonjësit e Konsullatës dhe më pas drejt policëve grekë. Por, këta të fundit nuk ndërhynë, pasi ngjarja ishte brenda “territorit shqiptar”. Elona pohon se pas kësaj ngjarje humbi ndjenjat. Ka shkuar në spital me ambulancë dhe ka qëndruar atje 10-11 orë. Ka edhe raportet mjekësore dhe fotografitë, ku në njërën prej faqeve duket një shenjë e zezë.

Hetime në dy shtete, asnjë “përgjegjës”

Ngjarjet në seri brenda dhe jashtë Konsullatës Shqiptare në Selanik janë hetuar në Greqi dhe Shqipëri. Por, 1 vit pas ngjarjes, ende nuk kemi asnjë informacion se kush janë përgjegjësit. Denoncuesja thotë se ka lajmëruar të gjithë zyrtarët, që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Jashtëm si dhe me drejtorin e Policisë së Shtetit. Ka bërë edhe një kallëzim penal në fund të muajit shkurt 2020, por deri më tani s’ka marrë asnjë informacion. Pohon se vetëm sa e kanë marrë në pyetje dy ditë pas ngjarjes në Selanik, ku kanë shkuar dy OPGJ, dhe nuk është lajmëruar për vijimin e hetimeve. Ndërkohë, nga ana administrative, ndaj z.Ndoni jo vetëm që nuk u mor asnjë masë administrative, por atij iu zgjat edhe emërimi. Pra, u riemërua.

Fiks Fare tentoi të merrte një informacion edhe nga Konsullata Shqiptare në Selanik, madje edhe nga z.Renald Ndoni. Konsullata nuk pranoi të jepte një shpjegim, ndërsa kontaktuam edhe me z.Ndoni. Edhe ky i fundit nuk pranoi të jepte intervistë apo shpjegime për ngjarjen, pa marrë leje më parë në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit.

Emisioni investigativ ka mësuar se Konsullata dhe z.Ndoni kanë bërë kallëzim ndaj avokates Elona Hysa me akuzat e dhunimit të institucionit dhe goditje për shkak të detyrës. Sipas një dokumenti, z.Ndoni është ekzaminuar nga një ekspert mjekoligjor, i cili shkruan se “personi ka disa çjerrje”. Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Korçës dhe e Elbasanit.

Related Posts

Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë zbuloi policia greke në trupin e viktimës së djegur brenda makinës
Kryesore

Vrasja e të riut nga Tepelena, policia greke merr dëshmitë e familjarëve

12/11/2025
Aksident i rëndë në Vlorë, “Benz”-i del nga rruga dhe përfundon në kanal, 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Vlorë, “Benz”-i del nga rruga dhe përfundon në kanal, 5 të plagosur

12/11/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Sherr në Gjirokastër, goditet me grushte një i ri, procedohen penalisht dy persona

12/11/2025
Ndërtim pa leje dhe kanosje e një gruaje, dy persona nën hetim në Gjirokastër
Kryesore

Theu masën e sigurisë dhe rrahu gruan, arrestohet një burrë në Gjirokastër

12/11/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Vodhën një shtëpi në Hundëkuq, dy të arrestuar në Gjirokastër

12/11/2025
Zgjedhjet në Vlorë, kur qytetarët i kthejnë shpinën politikës
Kryesore

Zgjedhjet në Vlorë, kur qytetarët i kthejnë shpinën politikës

12/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Performancat në Latin Grammy 2025: Kush janë prezantuesit dhe cilët artistë do të performojnë në shfaqjen e këtij viti?

Performancat në Latin Grammy 2025: Kush janë prezantuesit dhe cilët artistë do të performojnë në shfaqjen e këtij viti?

13/11/2025
Turjan Hysko: Ndihesha xheloz për Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon

Turjan Hysko: Ndihesha xheloz për Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon

12/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al