Ministri Bledi Çuçi ka bërë një reagim pas deklarateve të ish-deputetit Vangjel Tavo lidhur me largimin te PS-ja të deputetes Ediola Braha. Çuçi tallet me Tavon teksa i kujton në fakt se këtë të shtunë e gjithë struktura e LSI-së në Lunxhëri shkoi te PS-ja, por Tavo cuditërisht nuk bën asnjë reagim për këtë fakt, thjesht zgjedh të reagojë vetëm për Ediolën.
“I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhëmbur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse😜. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD😉Miqësisht!, shkruan Çuçi